Prokuroria ka konfirmuar rastin e rëndë në Gjilan ku një police ka vrarë dy prindërit e saj, dy vëllëzërit dhe në fund vetën për motive të panjohura deri më tani.
Hanife Bllaca, Zeqir Bllaca, Fisnik Bllaca dhe Blerim Bllaca dyshohet se u qëlluan për vdekje nga Valdete Bllaca të martën në Gjilan.
Zeqir dhe Hanife Bllaca ishin prindërit e zyrtares policore, Valdete Bllaca, e cila rreth orës 13:00 qëlloi për vdekje edhe dy vëllezërit e saj: Fisnik dhe Blerim Bllacën.
Ndërsa Gazeta merr vesh se e ndjera ishte suspenduar nga puna për shkak të problemeve psiqike.
Rasti dyshohet se ka ndodhur sot dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur menjëherë njësitet e nevojshme.
Prokuroria përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se detaje më të hollësishme do të zbulohen së shpejti.
Prokuroria e ka konfirmuar se pesë persona kanë ndërruar jetë në Gjilan
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nisur për media.
Sipas prokurorisë rasti ka ndodhur në lagjen “Bujanina” në Gjilan ndërsa, e ndjera V.B, ishte zyrtare policore.
Fillimisht, ajo dyshohet se ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.
Këta janë dy vëllezërit nga Gjilani që dyshohet se u vranë nga motra e tyre
E nga mediat u konfirmua edhe për dorasen e cila dyshohet të jetë Valdete Bllaca.
Mësohet se dy vëllezërit e Valdetes që kanë mbetur të vrarë, janë Fisnik e Blerim Bllaca.