Luzern, 31 mars -Sot (e shtune) eshte zhdukur shqiptarja Naime Moni, e cila jeton në Luzern të Zvicrës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve të policisë kantonale te Lucernit. (“Moni Naime (42, 164 cm) verliess am Samstagabend um 17 Uhr ihren Wohnort an der Alfred-Schindlerstrasse 42 in Ebikon)

 

Sipas policisë, Naimja ka braktisur banesën e saj në Alfred Schindlerstrasse të shtunën (dje) rreth orës 17:00, dhe deri me tani nuk ka asnjë informacion lidhur me vend-ndodhjen e saj.

Ajo nga probleme shëndetësore, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policise kantonale, Naimja është e gjatë 164 centimetra dhe ka trup të hollë. Ajo ka flokë të verdha, të gjata dhe kaçurrela.

Gruaja që konsiderohet e humbur ka të veshura rroba sportive ngjyrë hiri, xhaketë me kapuç të zi.

Kushdo që e ka parë Naime Monin ose ka informacione lidhur me vendndodhjen e saj, lutet të paraqitet në Policinë e Luzernit, në numrin: 041 248 81 17 ose në stacionin më të afërm policor.

SHPËRNDAJE