Gjenevë, 27 shkurt -Një rrjet i madh i trafikut nderkombëtar të drogës është çmontuar sot në Zvicer nga nje akciont te policise në Gjenevë dhe St.Gallen, që ka kapur 15 kg drogë, duke arrestuar gjashtë persona, pas një hetimi të gjatë.
Heroina eshte e importuar nga Shqipëria. Ne mesin e te arrestuarve jane dy serbe dhe kater shqiptare, ka mesuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, ne Zvicer, duke ju referuar burimeve te policise kantonale.
Gjashtë persona, mes të cilëve 4 shqiptarë janë vënë në pranga në Zvicër, pasi u kapën me një sasi prej 15 kg heroine.
“Presheva Jonë” raportojnë se lënda narkotike kishte mbërritur direkt nga Shqipëria në mesin e muajit shkurt. Operacioni u zhvillua nga policia në Gallen, Cyrih, Schëyz dhe Gjenevë, ndërsa vlera e lëndës narkotike i tejkalon 1 milion franga.
Drogat dhe paratë e gatshme. Importuar nga Shqiperia
“Droga arriti në rajonin e Linthgebiet direkt nga Shqipëria”, thote policia. Në pranga gjithashtu u vunë edhe dy vëllezër nga Serbia të cilët shpërndanin drogën. Nga rajoni Linthgebiet, droga shpërndahej tek tregtarët me shumicë në të gjithë Zvicrën. Gjithashtu u sekuestruan edhe sasi para cash, që dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.
Arrestimi i kesaj bande trafikantesh e perbere nga serbe e shqiptarë deshmon se marëdheniet serbo-shqiptare jane te mira ne krimin e organizuar, te cilet veprojne bashkarisht sidomos ne Evropë. Pas nje hetimi te gjate policia nisi me arrestimin e një 43 vjeçari dhe vëllai i tij 35 vjeçar, tha të martën policia kantonale St. Gallenit.
Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicer ka mesuar nga policia se gjatë kërkimeve të mëvonshme të shtëpive në kantonet e St.Gallenit, Cyrihut dhe Schwyz, u konfiskuan 13 kg heroinë dhe disa mijëra franga me para të gatshme.
Droga u importua nga Shqipëria në Luginën e Linthit, që ndodhet midis Liqenit të Cyrihut dhe Walensës (SG / GL). Prej andej, heroina iu dorëzua disa tregtarëve të shumtë në pjesën tjetër të vendit. Ishte gjatë një prej këtyre dërgesave që më i madh i dy vëllezërve serbë u arrestua në Gjenevë, siç ishin dy klientë shqiptarë. Vëllai më i ri e dorëzoi rajonin pranë Luginës së Linthit. Javën e kaluar, policia arriti ta arrestonte atë, edhe gjatë një dërgesë, me dy shqiptarë. Hetuesit gjithashtu kapën afërsisht 2 kg heroinë shtesë dhe të holla.