Preshevë, 3 gusht -Me dyshimin për kontrabandë 6 shtetas të Eritrean dhe 5 pakistanezë, një 24-vjeçar nga zona e Preshevës u arrestua nga policia serbe në afërsi të Bujanoc, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve nga MUP-i

I arerstuari J.A i cili po drejtonte një “Audi” me targa të huaja, u arrestua pasi policia kufitare e ndaloi atë në zonën e fshatit Bilac të komunës së Bujanocit. Në makinën e tij u gjeten amigrant nga Eritrea dhe Pakistanit pa kurrefare dokumente te nevojshme.

I dyshuari akuzohet për veprën penale të Kalimit të Kufirit Shtetëror dhe Kontrabandës me Njerëz. Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, i dyshuari ishte urdhëruar të ndalohej deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në prokurori me një kallëzim penal.

SHPËRNDAJE