Pamje te tankeve luftarake serbe jo vetëm natën, tash edhe në pikë të ditës lëvizin në midis Preshevës, kur fëmijët shkojnë e kthehen nga shkolla shkolla?!

Preshevë, 21 mars  -Tre muaj para marrëveshjes finale (qershor) mes Beogradit dhe Prishtinës sipas projektit te presidenit serb Aleksnader Vucic dhe homologut te tij kosovar Hashim Thacit, kur pritet “korrigjimi” i kufijve, pranevra sot ne Presheve ka qelur jo me lule, por me tanke, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Një tank serbe ka kaluar sot (21 mars) në qendren e Preshevës, për të vazhduar në drejtim të kufirit me Kosovën. Tanku i cili kalonte nëpërmes qytetit në drejtim të kufiriishte i shoqëruar nga policia e shtetit dhe policia ushtarake.

Deri tash asnje reagim apo deklaratë nga liderët e Lugines se Presheves per vershmin e forcave dhe tankeve serbe drejt Preshevës?! 

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës. Qytetarët, simdos femijet, nxenesit duke shkuar e u kthyer nga shkolla janë ne panik, tejet te shqetësuar nga ky provokim. Kujtojmë se, këto provokime të Serbisë vijnë pikërisht në kohën kur Thaci dhe Vucic po flasin per një marrëveshje finale, coptimin e Kosoves edhe pse kjo ide nga shumica  e nderkombëtareve po kundershtohet. Rreth levizjeve dhe pranise se tankeve bashke me forcat e medha ushtarake ne Presheve dhe Lugine, deri tash asnje ragim apo deklarate nuk ka dalur nga kryetaret e komunave si thone shqiptare, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, dite me pare në median serbe ka dekalruar se “Serbia ngriti ushtrine ne gatishmërinë luftarake…”

Këtë gjë e dëshmojnë edhe lëvizjet e dendura të ushtrisë me aterleri të madhe luftarake në Luginën e Preshevës të cilat forca po përqendrohen në vendbanimet shqiptare në kufi përballë Kosovës dhe Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Qytetarët kanë dërguar pamje në redaksinë e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”, ku shihen artileri e rëndë e cila po transportohej prej brendësisë së Serbisë, në drejtim të Preshevës. Nese kemi parasysh pranine e madhe te fdorcave ushtarke, xhndermeri, polici bashke me flutrimet e aeroplavene zhag per toke ne Luginë dhe se fundit verhimi i tnakve serbe ne Presheve, lidn pyetja vetevtiu se Presheva, a po shndërrohet ne nje Palestinë te re në Evropë?, shkrua agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Madje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi qe e quan veten si “gardian” te shqiptareve, vazhdon me refrenin e tij se “Presheva do t’i bashkangjitet Kosovës”.. Pra, sot ne dite pranvere, Presheva po vlon nga taknet serbe,  kurse ne Prishtine po vlon muhabeti per “marrjen” e Preshevës edhe pse flamri serbe valon si ne Lugine ashtu edhe ne Veri te Kosoves që aktualisht gjendet nen okupimin e Serbisë.

SHPËRNDAJE