Interesimi për ta pritur Vitin e Ri në Zvicër dhe vendet tjera te BE-së u pa ditëve të fundit edhe në Aeroportin “Adem Jashari” ne Prishtinë ku për shkak të numrit te madhe të udhëtareve u krijuan edhe tollovi.

 

Shqiptaret urojnë e këndojnë në diaspore: Zot ruan Kosovën nga njerëzit e këqij, ruana Preshevën nga serbët

I lëmë, për një qast  anash këto  vuajte se paku këtë nate te ndërrimit te motmoteve. Megjithatë shqiptaret nuk e harrojnë këngën. Nuk thuhet se koti se vaji i shqiptarit është kënga. I kthehemi plakut nga Kosova ne Zvicër i cili u pa ne aeroportin e Gjenevës me sharki n’ dorë i cili kishte ardhur nga Tanusha për të kënduar me djemtë dhe miqtë e tij, me diasporën shqiptare  për ta pritur Vitin e ri 2017.

Sipas agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë”  mbi 10 mije shqiptare këtij vikendi ia mësynë vendeve perëndimore kush me vetura e autobus e kush me aeroplanë për ta pritur bashkërisht Vitin e Ri me djemtë  e tyre, me familjaret e tyre, ku vetëm ne Zvicër erdhën 2 mije. Kurse ne Gjermani 4-5 mije si dhe te tjerët ne France, Austri, Itali, Belgjike e SHBA… Nëse themi se 10 mije shqiptare erdhën ne perëndim për ta Vitin e Ri, ndoshta dhjetëra fish me shumë (mbi 100 mije) mërgimtarë u kthyen ne vendlindje Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, për ta pritur bashkërisht me familjaret e tyre ndërrimin e motmoteve..

 

SHPËRNDAJE