Të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës, si dhe të gjithë shqiptarve kudo që janë, i urojmë
Gëzuar Vitin e Ri 2017

Shkruan: Nehat HYSENI

dhe u dëshirojmë paqe, lumturi, mirëqenie e prosperitet të gjithëmbarshëm ekonomik, shoqëror e kombëtar.
Urojmë që viti 2017 të jetë një vit i këndelljes definitive të faktorit mbarëshqiptar, e sidomos të qeveritarëve të Kosovës dhe negociatorëve të Brukselit, se pa përfshirjen e çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës në atë dialog, nuk ka drejtësi dhe nuk mund të ket as paqë, mirëqenie e stabilitet në Ballkan!

Unioni Europian, i ndihmuar nga shkurtëpamësia dhe nga grykësia e verbëria sahanlëpirëse e dialoguesve jokurrizorë e jokompetentë të palës kosovare, me indiferencën dhe plogështinë e komisioneres së lartë Frederica Mogherini dhe me antishqiptarizmin e antikosovarizmin paranojak të palës serbe, druajmë se nuk janë duke vendosur paqë e stabilitet të mirëfilltë.

Përkundrazi

Mbyllja e syve dhe mosinteresimi për vendosje të recoprocitetit midis të drejtave dhe lirive të serbëve të Kosovës me ato të shqiptarve në Serbi paraqet “ngrirje” të konfliktit dhe “mbjellje e farës” së një konlikti dhe lufte të re, të rrezikëshme dhe me përmasa të paparashikueshme në Ballkan dhe më gjërë!

Urojmë që pala kosovare në vitin 2017, më në fund të këndellet dhe ta kuptoj se nuk është e drejtë, nuk është korrekte e as njerëzore që të synoj ta ndërtoj mirëqenien dhe paqen për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Republikes së Kosovës, duke shkelur mbi të drejtat elementare të shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke i harruar ata dhe duke i përjashtuar plotësisht e duke mos i përfshirë fare në Dialogun e Brukselit.

Sepse, kësaj i vie erë e rëndë e tradhëtisë kombëtare!
Jemi thellësisht të bindur se pa përfshirjen e çështjes së shqiptarve në Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, Kosova nuk mund të ketë stabilitet e rehati, por do të ketë destruktivitet të palës serbe, e cila do të minoj implementimin e çfarëdo marrëveshjeje, duke e bllokuar bashkimin e qytetit të Mitovicës me “park”, mur apo me forma të tjera, duke imponuar dhunshëm ndarjen e Kosovës.

Nuk mund të ket integrim të serbëve në institucionet dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, pa detyrimin dhe obligimin e Serbisë që ta bëjë të njejtë gjë për shqiptarët në Serbi!
Sepse, kryeministrat Hashim Thaçi e Isa Mustafa kanë mbjellur iluzione utopiste tek shqiptarët, e në rend të parë janë duke e mashtruar vetveten se mund të ket sukses dialogu Prishtinë-Beograd në kushte të pabarazisë së palëve negociuese, duke i favorizuar deri në ekstrem serbët e Kosovës dhe duke i injoruar plotësisht shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Urojmë që viti 2017 të jet vit i këndelljes dhe vetëdijësimit se edhe shqiptarët e Luginës janë njerëz dhe nuk duhet shkelur e harruar.
Mos të harrojmë se kjo pjesë e Shqiptarisë është cilësuar si komuniteti më i diskriminuar në Europë.
Prandaj, kujdes!
Mos të prodhojmë konflikte të reja, por zgjidhni probleme me drejtësi dhe në parime të barazisë dhe demokracisë së mirëfilltë!
Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët, kudo që janë!
Gëzuar!!!

SHPËRNDAJE