Preshevë, 13 mars  -“Azem Vllasi përplaset rëndë me gazetarin serb. Kosova eshte e armatus deri ne dhmbë, prush me armë. Bile edhe unë kam pushkë”: “Vllasi: Franca nuk do ta ekstradojë Ramushin në Serbi”;: “Vllasi: Pa shqiptarët e barabartë në të drejta, nuk ka Maqedoni”;,  “Vllasi: Lugina e Preshevës i takon Kosovës..” jane keta titujt qe ka shkeputuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga portale kosovare ngha biseda e deklaratata të Azem Vllasit diteve të fundit për Kosovën dhe ceshtjen shqiptare ne ballkan. Nnete vite pas shpallejs se pamvaresise se Kosovësi Azem Vllasi cili kaloi edhe në burgjet serbe eshte plagosur sot me arme zjarri ne vendin e punës në Prishtinë.

 

Avokati i njohur Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm afër shtëpisë së tij në Prishtinë.

 

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se viktima ka marrë plagë në kraharor nga persona të panjohur për momentin.

 

Vllasi është dërguar në Emergjencë për kurim të metejm ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.

Gjuajtjen me armë zjarri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në polici ka thënë se rasti i plagosjes ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

“Policia ka pranuar telefonatën se në këtë rrugë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri ndërsa personi i plagosur është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për kurim”, ka deklaruar Ahmeti./Indeksonline/

SHPËRNDAJE