Pas deklaratave te mbrëmshme te presidenit serb Aleksander Vucic se “Serbia e ka ne dore Veriun e Kosovës” sot ne oret e hershme te mengjesit kane vershuar forca te medha policore (ROSU) ne ate pjese te Kosoves qe eshte okupuar nga Serbia. Plagosen kater police shqiptar në Veri te Kosovës. Përpjekje per rikthininm e Veriut apo zhurme e Thacit për te lene ne hije aferat e fajdeve korrupcionit apo Flora Borvionene PDK-së apo cka mund te zihet tjetër?.

Dikush mund te thote se “po luftohet krimi i organizuar”  Ok , mire,  por ky krim i organzuar nuk eshte qe sot por qe nga qeveria perkohshme e Kosoves, (pasluftes) i cili krim luftonte Kosoven, kurse sot Kosova sot po liofton krimin e orgnaizuar pas  20 vitesh?! Ishalla eshte e vertete. Disa lexues akskionin e sotem e komentojne se mund t ejte e verte kunder krimit te organizuar, pasiqe kreret e shtetit te Kosoves jane pasuruar ne menyra legale dhe ilegale, ka shkruar agehncia e lajmeve “Presheva Jonë”

Me konkrteiasht, katër polic janë plagosur gjatë aksionit në Veri e Jug të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji”, tha Mustafa.

***

Dogana: Janë arrestuar katër oficerë doganorë dhe 7 qytetarë

Aksionin në veri e ka konfirmuar edhe Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

Sipas komunikatës pas një hetimi disa mujor, mbrëmë ka filluar aksioni për arrestimin e personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë.

“Personat e arrestuar janë katër oficerë doganor dhe shtatë qytetar. Aksioni është në vijim.  Për detajet tjera do t’iu njoftojmë gjatë ditës”, thuhet në komunikatën e Doganës.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur strukturat e sigurisë pas aksionit në veri. Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.

***

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka demantuar mediat serbe se operacioni policor i ndërmarrë në veri lidhet me vrasjen e policit, Enver Zymer dhe ish-politikanit Oliver Invanoviq.

***

Policia: Aksioni në veri nuk ka të bëjë me vrasjen e Zymberit dhe Ivanoviçit

Policia e Kosovës deklaroi se operacioni policor i cili po realizohet sot në rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së heroit Enver Zymeri dhe ish-politikanit Oliver Ivanoviç.

“Ashtu siç e kemi potencuar edhe në komunikatën e poshtëshënuar, këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara”, thuhet në deklaratë.

Ky operacion policor është ende në vazhdim e sipër, si pasojë e rezistencës në Veri të Mitrovicës një zyrtar policor është plagosur por është jashtë rrezikut për jetë, përderisa deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë policorë, disa qytetarë si dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme përfshirë edhe disa armë.

Institucionet kompetente do të vazhdojnë t’iu mbajnë të informuar edhe përmes konferencës së planifikuar.

***

Edhe një polic tjetër është plagosur sot gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Veri, duke çuar në dy numrin e zyrtarëve policorë që kanë pësuar nga ky operacion.

Burime të KK brenda aksionit policor në Veri të Mitrovicës bëjnë të ditur se ai është plagosur në dorë.

Poashtu mësohet se polici i parë i cili mbeti i plagosur në këtë aksion i cili u zhvillua në mëngjesin e kësaj të marte në Veri të Mitrovicës, është nga Gjakova dhe është plagosur në pjesën e parshme te kofshës

***

Gjatë aksionit që po zhvillohet në veri të vendit, sipas burimeve, është arrestuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, i cili është i nacionalitetit serb.

Mirëpo, rreth 100 banorë serbë janë tubuar dhe kanë bllokuar magjistralen drejt Mitrovicës duke e bërë të pamundur transportimin e tij.

Rruga është bllokuar me automjete dhe kamionë.

Ndryshe, në lidhje me këtë ngjarje tashmë kanë reaguar zyrtarët më të lartë të vendit, por dhe të Serbisë.

***

Njësi të shumta policore duke përfshirë edhe SIT-in kanë nisur aksion për arrestimin e personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe në pjesë të tjera të Veriut të Kosovës

Nga ky aksion ka mbetur i plagosur një polic përderisa janë arrestuar pesë persona deri tani.

Ndërkohë serbët lokalë në Zubin Potok, kanë bërë barrikadë përderisa janë dëgjuar të shtëna të shumta të armëve.

Situata momentale është e qetë por ka prezencë e madhe e Policisë së Kosovës.

Një aksion të gjerë ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës. Nga burime  brenda hetuesisë, nga ky aksion janë prangosur dhjetëra zyrtarë të policisë të nacionalitetit serb.

Image

 

Deri më tani numri i të arrestuarve ka kaluar mbi 30. Të gjithë këta dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe policë të Kosovës (nga fshatrat e jugut të Mitrovicës). Mirëpo, dominojnë policët e nacionalitetit serb.

Mëngjesin e sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore, dhe duket si e i njëjti është duke vazhduar ende.

Sipas informacioneve të para, ky aksion lidhet edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Mësohet se deri më tani janë dhjetëra të arrestuar.

Ndërkohë, alarmi që fton serbët për tubime të jashtëzakonshme është lëshuar edhe në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. /(B.S.)

SHPËRNDAJE