Serbia duhet të pranojë realitetin që e ka humbur kontrollin mbi Kosovën, dhe duhet të gjejë një kompromis për të normalizuar raportet me Prishtinën, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Parlamentin e Serbisë të hënën.

“Ne duhet të pranojmë që jemi mposhtur… Kemi humbur territorin”, ka thënë Vuçiq gjatë seancës speciale të dedikuar për Kosovën. “Unë kam zgjedhur të mos vazhdojë me gënjeshtra dhe mashtrime. U kam thënë të gjithëve: S’ka autoritete serbe në Kosovë përveç spitaleve dhe shkollave”.

SHPËRNDAJE