Java e 20-të e Kampionatit të Zvicrës do të kujtohet gjatë, sepse pesë futbollistë shqiptarë shënuan gola. Disa prej tyre vendosën fitore, disa edhe pse shënuan, pësuam me ekipet e tyre. Fundja ka qenë një superjavë shqiptare dhe që mahniti të gjithë. Albian Ajeti është autor i golit dhe fitores së St. Gallenit me rezultat 2:1 kundër Lausanne-s. Ndërsa Benjamin Kololli realizoi për Lausanne-n, por humbën. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, tregoi klasin e tij dhe shënoi për fitoren e Luganos me rezultat 3:0 kundër Grasshoppers-it. Hekuran Kryeziu shënoi për Luzernin që e deklasoi me 4:1 Young Boys-in nga Bernë. Albion Avdijaj realizoi një gol dhe një asistim, por skuadra e Vaduzit u mposhtë me 4:2 nga Sioni vendas. Javë për merak për shqiptarër, ose për çdo ndeshje mesatarja nga një gol shqiptarë!

SHPËRNDAJE