Hagë, 13 shkurt   –“Specialja nuk ka lidhje me arrestimin apo izolimin e Ramush Haradinajt në Francë, ndryshe ai do te arrestohej në Kosove dhe jo atje. Prandaj kjo afere s’ka asgjë të bëjë me tribuanlin tonë për krime ne Kosovë”

Autoritet e Hagës (ICTY) kanë sugjeruar Francën dhe Serbinë si anëtare të OKB-së që të respektojnë vendimet e kësaj gjykate të Kombeve të Bashkuara nga dyert e së cilës ish-kryeministri  i Kosovës, Ramush  Haradinaj ka dalë i pastër si loti.

 

Haga: Haradinaj vedin e ka në Kosovë. Franca dhe Serbia si anëtare te OKB-së duhet rrespektojne vendimet e gjykates së kesaj organizate!

“Haradinaj më parë në Hagë se në Serbi. Serbia pret prej autoriteteve franceze që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi..” ka thënë prokurori i gjykatës serbe për krime lufte, Milan Petrovic.

Mediat serbe kanë shkruar se “Ramush Haradinaj  ky dy zgjidhje, Beogradin ose Hagën”.  Sa i përket kësaj të fundit agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka siguruar nga dy gjykatat ndërkombëtare (ICTY dhe specialja për Kosovën) duke rikonfirmuar se Ramush Haradinaj nuk ka të  bëjë asgjë me to.

“Tribunali ynë në Hagë për ish-Jugosllavinë e ka kryer me ish-kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj dhe nuk dimë  se  çfarë fshihet, çfarë lojë është duke u bërë me të. Për  më  shumë  mund  t’i pyetni zyrtarët e Parisit, Beogradit apo Prishtinës mund të dijne ndoshta më shume. Sa i përketë  neve,  ai është  i lirë. Për këtë ai ka dëshmuar dy herë në Hagë. z. Haradinaj nuk e ka vendin as në France as në Serbi, por në  Kosovë..” ka thënë për Lillyana Pitesha , zëdhëndëse  se ICTY-ne në Hagë.

Ngjashëm ka thënë  sot edhe Avis Benesh nga Gjykata speciale për Kosovën. Sipas znj.Benesh.

“Specialja nuk ka lidhje me arrestimin apo izolimin e  Ramush Haradinajt në Francë, ndryshe ai do te arrestohej në Kosove dhe jo atje. Prandaj kjo afere s’ka asgjë të bëjë me tribuanlin tonë për krime ne Kosovë”, ka pohuar Benesh zëdhënëse e Gjykatës speciales në Hagë.

Derisa zyrtarët e Interpolit, në Lion kanë  pohuar se nuk kanë e kërkuar arrestimin e Haradinajt apo nëse dy gjykatat ndërkombëtare në Hagë e mohojnë një gjë të tillë, atëherë pak a shumë mund të dihet se prej nga e ka këtë “bakshish”  Haradinaj i cili u arrestua menjëherë pas ftesës se presidentit amerikan Trump për të marrë pjesë në ceremoninë presidenciale, pas refuzimit te demarkacionit dhe pas deklaratave të kabinetit të tij pro-ushtrisë së Kosovës.

 

SHPËRNDAJE