Në një intervistë të ditës së djeshme, sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka folur për zhvillimet e fundit në futbollin vendorë por edhe për kombëtaren e Kosovës, ku pyetjes së gazetarit në lidhje me rezultatet e dobëta të fundit të kombëtares si dhe mundësinë e ndërrimit të trainerit iu është përgjigjur duke i dhënë shpresë tifozëve se ka gjasa që së shpejti, nëse gjenë përkrkahje të komitetit ekzekutiv, trainer të ri të kombëtares do ta kemi Besnik Hasin.\
Përkundër kujdesit dhe përmbajtjes në deklaratë në lidhje me situatën me trainerin aktual Bernard Challands, z. Salihu shkarkimin e tij nuk e ka parë krejt të pamundur, por se e bënë më të vështirë paga e tij të cilën nuk është se ka treguar se sa është.
Ne e kemi kontaktuar z. Salihu përmes telefonit për të marrë një deklaratë në lidhje më mundësinë reale që të shkarkohet Challands por edhe të emrohet z. Hasi, por ai nuk është përgjigjur, madje e kemi kontaktuar duke i kërkuar përgjigje edhe zyrës për media në kuadër të FFK-së, por as nga ta deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje.
Tifozëve të futbollit të Kosovës nga e gjitha kjo, duket që nuk i mbetet gjë tjetër, pos të presin që komiteti ekzekutiv për të cilin z. Salihu ka thënë se marrin vendim për emrimin e trainerit, të pajtohen dhe ta pranojnë propozimin e sekretarit Salihu, në mënyrë që Besnik Hasi të vie në krye të kombëtares së Kosovës. Le të shohim se cka do të ndodhë, si dhe sa shpejt do të rrjedhin këto zhvillime.

SHPËRNDAJE