Numri një i komitetit olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi gjatë ditës së djeshme ka pritur në një takim madhështorë kampionin tonë botërorë të karatesë z. Enver Idrizi i cili ishte i shoqëruar nga biznesmeni i përmasave evropiane e botërore, shqiptari nga Ferizaji z. Xhevdet Ajeti.


SIc e dini, biznesmeni Ajeti përveq punës së tij që bënë, ai është i lidhur ngushtë sportin, kjo pasi që gjatë punës së tij në Gjermani, ka përfunduar me lavdata të shkëlqyeshme ndërtimin e katër stadiumeve, ndër to edhe atë të Bayernit të Mynihut, kjo sigurisht se ka qenë pra edhe arsyeja se pse z. Ajeti ka vendosur që të vizitojë komitetin opimpik të vendit.
Gjatë takimit, kryetari i KOK-ut, z. Ismet Krasniqi e ka njoftuar kampionin Idrizi dhe biznesmenin Ajeti për mbarëvajtjen dhe gjendjen aktuale të sportit në vend, ku kanë rënë dakord për bashkëpunim në fusha të ndryshme të ndërkombtarizimit të sportit si dhe financimit e përparimin e sportit në vend.

SHPËRNDAJE