Në një konferencë për medie të mbajtur ditën e premte në zyrat e Partisë Demokratike Shqiptare, ku mediave iu është drejtuar z. Ilir Sadriu i cili nga kryetari aktual i komunës është suspenduar padrejtsishtë, iu janë numruar sic u tha në këtë konferencë korrupsionet dhe “allashvereshet” e këtij pushteti.

Më poshtë, ua paraqesim me anë të slideve, por edhe linkun e videos, gjithcka që u tha në këtë konferencë

Në këtë konferencë për media do të paraqesim një ngjarje shqetësuese për ekonominë  e Komunës së Preshevës ku gjatë ditës së djeshme është arrestuar njëri nga biznesmenët më të suksesshëm të Komunës Sonë, pronari i kompanisë Saba Bellça i cili ka të punësuar mbi 200 punëtor, ndërmarrje kjo avangardë e zhvillimit ekonomik të komunës tonë.

Ky arrestim  dëshmon  se ky shtet edhe këtë pak zhvillim ekonomik që po ngjan në komunën tonë është i interesuar që ta zhbëj edhe atë në kohën kur kjo ndërmarrje e sukseshme ka bërë përgatitjet për hapjen e repartit të ri prodhues me punësimin fillestar të 150 punëtorëve të rinj.

kliko ketu per te pare SLID-et

KONFERENCË

Kjo është një dëshmi shtesë që qeveria e Serbisë është e interesuar jetësisht që shqiptarëve të Luginës së Preshevës ti mbyll dhe ti vështirsoj çdo segment të shoqërisë, në mënyrë që të shuaj çdo perspektivë të shqiptarëve, duke i detyruar që të lëshojnë vatrat e tyre autoktone.

 

Gjatë kësoj konference do të paraqesim edhe  faktet për korrupsionin dhe keqpërdorimet më të papara deri më tani nga mashtruesi më perfid i kësaj kohe Shqiprim Arifi.

 

Zyra për menaxhimin e investimeve publike si organ i ri i Qeverisë së Republikës së Serbisë ka paraparë mjete edhe për komunën e Preshevës , konkretisht është fjala për investime infrastrukturore në objektet e tri shkollave në komunën tonë me këto projekte:

-Punët ndërtimore në rekonstruimin dhe përmirsimin e efikasitetit energjetik të shkollës fillore prof.Ibrahim Kelmendi me vlerë 121.774.637,99 apo 1.040.000 euro

– Punët ndërtimore në rekonstruimin dhe përmirsimin e efikasitetit energjetik të shkollës fillore Vuk Karagjiq, me vlerë 59.902.349,56 apo 512.000 Euro

– Punët ndërtimore në rekonstruimin dhe përmirsimin e efikasitetit energjetik të Gjimnazit Skenderbeu, me vlerë 59.206.231,60 apo 506.000 euro

Në total vlera e investimeve në këto shkolla është 2.058.000 Euro

 

Keqpërdorimet në implementimin e këtyre projekteve janë si vijojnë:

 

  1. Kushtet e tenderimit me kushte monopolistike
  2. Kontaktimi i ndërmarrësve vendor që të mos konkurojnë në këtë konkurs
  3. Ndarja e tenderit ndërmarrjes me përgjegjësi të kufizuara Vijator e cila njëherit është sponzorizuese kryesore e Alternativës e që në veprimtarinë e vet e ka bartjen e ngarkesave rrugore- dmth ndërmarrje transportuese, e cila në bashkpunim më ndërmarrjen Beling nga Çaçaku e cila veprimtarinë bazë e ka veprimtaritë inxhinierike dhe këshillime teknike, ndërmarrjen Dunav nga Vraja , me veprimtari prodhimin e dyerve dhe dritareve dhe ndërmarrësi  Marjan Maniq nga f. Zhbevac komuna e Bujanocit, ndërmarrje për punë ndërtimore autotransportuese. (foto kontrata dhe foto nga APR)
  4. Vet përshkrimi i punëve në hartimin e projekt dokumentacionit është bërë me tendecë të zhvillimit të korrupsionit nga se është paraparë :

4.1. Ndrrimi i dritareve të drurit në ato të plastikës, e që në fakt dritaret ekzistuese në të tri shkollat janë të plastikës, (dëshmi foto në përshkrim)

– në sh.f. Ibrahim Kelmendi projekti i nderrimit të dritareve është bërë në vitin 2012 ku kontrata ka qene e nenshkruar nga komuna e Preshevës, progresit të Delegacionit Evropian ndërsa punëkryes ka qenë ndërmarrja Xeni Plast nga Rainca, ku vlera e projektit ka qenë rreth 100.000 euro e finansuar komplet nga progresi i delegacionit Evropian. (dëshmi fotot)

– Në Gjimnazin Skenderbeu projekti i ndërrimit të dritareve është bërë poashtu në vitin 2012 ku ky projekt është financuar nga mjetet e ministrisë së pushtetit lokal dhe trupit koordinues. (dëshmi fotot)

  • Në shkollën fillore Vuk Karagjiq projekti i ndërrimit të dritareve është zhvilluar në dhjetor të vitit 2016 me kushte monopolistike të tenderimit ,ku kryetar i komunës ka qenë Shqiprim Arifi ndërsa është financuar me mjetet e buxhetit të komunës së Preshevës, ndërsa punimet i ka zhvilluar një ndërmarrje nga komuna e Cerna Travës. (dëshmi fotot)

 

Prandaj në përshkrimin e punëve të të tre projektet nuk ka qenë e duhur që të futet ndrrimi i dritareve sepse ato janë të plastikës.

  • Ndrrimi i kulmeve në shkollën fillore prof. Ibrahim Kelmendi dhe shkollën fillore Vuk Karagjiq është i panevojshëm nga se në të dy këto shkolla Kulmet janë të ndërruara para pak vitesh dhe janë në gjendje shumë të mirë. (dëshmi Fotot)

 

Prandaj nga kjo konferencë i bëjmë thirrje që të ndalohet vjedhja në vendosjen e dritareve të plastikës dhe ndërrimit të kulmeve në këto shkolla, ku qëllimi është shpëlarja e parave dhe kthimi i tyre ndaj sponzorizuesit partiak, ndërsa në vend shpenzimit të këtyre mjeteve do të mund të investohej në kabinete dhe mjete mësimorë në këto shkolla.

 

Demaskimi i radhës i kryetarit të komunës ka të bëj me punsimet e këshilltarëve nga radhët e APN-së, në mënyrë që të ruaj stabilitetin në këtë shumicë të brishtë të Kuvendit Komunal, kështu duke siguruar karrikën e vet dhe duke harruar nevojat e kuadrove meritore për vendet e nevojshme të punës të cilat di ti meritonin në konkurset e rregullta që do të duhej të procedoheshin.

Po i numërojmë me radhë disa nga këshilltarët të cilëve ju kanë siguruar vendet e punës:

 

  1. Këshilltari Fatlum Kadriu kryetar i nëndegës së APN-së Rahovicë i punësuar pa konkurs në Bibliotekën e qytetit Mehmet Jusufi
  2. Këshilltarja Arzana Bajrami-pedagoge e punësuar në kabinetin e kryetarit të komunës
  3. Këshilltari Skender Selimi i punësuar në qendrën për punë sociale
  4. Këshilltarja Almina Iljazi e punësuar në mandatin paraprak në odën ekonomike të Serbisë.

 

Përveç këtyre këshilltarëve nga të cilët asnjëri nuk është pranuar me institucionin e konkursit, në administratën komunale janë punësuar edhe një numër i konsiderueshëm i kandidatëve për Këshilltar ose militantëve më të afërt të kryetarit të komunës ndër ta:

Fisnik Islami-duke e kryer detyrën e shefit të kabinetit të kryetarit merr Vendim të përhershëm të punës në drejtoratin e urbanizmit duke pamundësuar kështu ndonjë kuadri të papunë që të angazhohet në këtë shërbim,

Valtina Nuhiu, kandidate për këshilltare e punësuar në kabinetin e kryetarit

Selami Musliu, kandidat për këshilltar, i punësuar në shërbimin e urbanizmit.

 

Çështje tjetër që do të potencojmë në këtë konferencë ka të bëjë me keqpërdorimet e buxhetit të komunës në llogari të mbështetësve të APN-së si dhe fshehja nga llogaridhënia edhe pas kërkesave që i janë dorëzuar me shkrim kryeshefit të administratës dhe kryeshefit të financave.

  1. Pagesa enorme nga llogaria e komunës në llogari të supozitorit të APN-së Lavdrim Nuhiu, pronar i restoranit Vila1936 (pagesa për dreka e darka të aktivistëve si dhe iftaret politike )
  2. Pagesa enorme nga buxheti i komuës në llogari të kandidatit për këshilltar nga radhët e APN-së Driton Mahmudi i cili udhëheq ndërmarrjen për shërbime të fotografimit Print House 2016 e që ka indikacione që kjo ndërmarrje është hapur me mjete të kryetarit të Komunës qysh në zgjedhjet e vitit 2016.
  3. Pagesa nga llogaria e komunës në llogari të aktivistit të APN-së Qani Qerimi i cili më 27.11.2017 ka hapur ndërmarrje punuese për prodhime mobilerie WOODMANIA e cila selinë e ka në hapsirat të cilat kryetari i komunës i ka pasur në shfrytëzim përderisa ka udhëhequr biznesin e vet tw falimentuar Mintake nga viti 2008, njëherit kwtij personi qw i janw ndarw mjetet është vëlla i shefes së zyrës për zhvillim ekonomik lokal Blerina Qerimi, i cili para pak ditësh ndërroi ulëset në qendër të qytetit.

 

Ditëve në vazhdim do të përpiqemi që përmes mbrojtësit qytetar të sigurojmë dëshmitë e pagesave të shumta , ndërsa lidhur me projektet e shkollave, fillimisht do ta njoftojmë donatorin e programit të progresit të delegacionit evropian i cili ka financuar projektin e ndrrimittë dritareve në shkollën fillore prof Ibrahim Kelmendi në lidhje me këto matrapyallëqe që ka plainfikuar ti ndërmerr kryetari i komunës.

Poashtu lidhur me këto projekte dhe keqmenaxhim të parasë publike do të nisim procedura në organet përkatëse.

 

 

Në Preshevë

23 qershor 2018                                                                                 Nënkryetari i PDSH-së

                                                                                                                        Ilir Sadriu

SHPËRNDAJE