Bruskel 24 qershort  -Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, ne bisede me gazetarin e agjencise se lajmeve  “Presheva Jonë” në Bruksel, ka konfirmuar  se sot ne orer e pasdites mbahet raundi i radhes i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me përfaqësuesit e tyre të nivelit më të lartë.

Sipas burimeve te Burkselit, Kosova do të përfaqësohet në takim me Presidentin Hashim Thaçit , kurse Serbia nga presidneit i saj Aleksander Vucic, te cilet pritet te takohen pas pak oresh ne sleine e BE-së. Pas një takimi dypalësh ndërmjet dy palëve me Shefin e BE-së për Diplomaci, një takim trepalësh është parashikuar.

Sipas Kocijancici ” diskutohen diskutimet mbi elementet e marrëveshjes për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.”

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, është i rëndësishëm jo vetëm për keto dy vende, por dhe për paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe BE”, ka thëne n e vazhdim znj.Kocijancic.

Ndryshe nga shefi i OKB-së, është kritikuar Prishtina dhe Beogradi për stagnimin e dialogut për shkak se palet hezitojne te zbatojne marrëveshjet e nënshkruara.

Bisedimet në nivel teknik u mbajtën në Shërbimin Politik të Jashtëm Evropian, por nuk u zbulua shumë hollësi dhe të dy palët nuk iu drejtuan mediave.

“Nga ky takim mes perfaqësuesve kosovarë dhe serbë, ne presim avancimin në të ardhmen e dy vendeve dhe jemi të vetëdijshëm se dialogu është një proces që përuron vazhdimisht vlera bashkëpunimi, afrie dhe marrëveshje”, tha znj. Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Flitet vazhdimisht se nevojitet të respektohet reciprociteti mes të drejtave të pakicave në Serbi dhe Kosovë, por në Bruksel kjo duket se ende është larg, meqë në këte proces të dialogut bëhet fjalë vetem për serbët e Kosovës e jo dhe për shqiptaret e Serbisë, në këte rast të Luginës se Preshevës.

A ka gjasa që nesër apo ditët e ardhshme të flitet edhe për problemet e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë?

Kësaj pyetje, Maja Kocijancic iu përgjigj shkurt se “kjo nuk varet nga Brukseli, por nga palët në rajon. Nëse dëshiron Prishtina, pse jo. Kjo varet nga pala kosovare, nëse do të flasë për Luginen e Preshevës apo jo. Per me shume, pyetne Thacin dhe Vucicin pse Lugina e Preshevës deri tash nuk eshte perfshire ne pocesin e dialogut ne Bruksel..”

 

 

SHPËRNDAJE