Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi gjatë ditës së sotme ka qëndruar në qytetin e Ferizajt, ku është takuar me Lidhjen Rajonale të Futbollit të këtij qyteti.

Gjatë vizitës atje, zotri Ademin e ka pritur kryetari i kësaj lidhjeje z. Afrim Haliti bashkë me delegatët e rajonit, ku gjatë bisedës, nga presidenti i FFK-së z. Ademi, ata morën garancë në mbështetje të vazhdueshme për avancimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit në rajonin e Ferizajt.
Nga ana tjetër, delegatët pjesëmarrës në takim bashkë me kryetarin e LRF në Ferizaj z. Afrim Haliti duke qenë falemnderues për angazhimin e deritanishëm të federatës, por edhe premtimet marra nga presidenti Ademi, ata thanë se janë kështu të bashkuar në përkrahje të gjithë, si delegatët ashtu edhe kryetari Haliti në përkrahje të plotë të organizimit që po e bënë Federata e Futbollit të Kosovës për ta zhvilluar futbollin në vend me në krye lokomotivën e këtij procesi z. Agim Ademi.
Kryetari Haliti bashkë me delegatët nga Ferizaji u zotuan se në këtë kohë kur futbolli në Kosovë po zhvillohet me rritje të kualitetit në vazhdimsi, në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që grupe të caktuara të interesit, të cilët nuk përfaqësojnë asgjë në futboll e që pretendojnë që të shkaktojnë destabilitet në FFK.
Me rrespekt, Kryetari i Lidhjes Rajonale të Ferizajit, z. Afrim Haliti.
Vlenë të theksohet se z. Ademi këto ditë po takon Lidhjet Rajonale të të gjitha rajoneve në Kosovë, ku po diskutohen sukseset e ngecjet, si dhe po shpalosë në koordinim planet për atë se cka duhet të punohet më tutje në futbollin e vendit.

SHPËRNDAJE