Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot ka vizituar Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prishtinës, ku është pritur nga kryetari i saj, Ismajl Ajeti dhe delegatët e klubeve nga LRF e Prishtinës, si Shaban Baholli, Bashkim Uka, Agim Hasani, Tahir Batatina, Bajram Sherifi, Artan Berisha etj.

Gjatë këtij takimi delegatët e Rajonit të Prishtinës, edhe njëherë e kanë rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme për presidentin Ademin, teksa u zotuan se asnjëherë nuk do të lejojnë që njerëz që nuk përfaqësojnë as klube dhe asgjë në futboll të destabilizojnë FFK-në. Delegatët e klubeve falënderuan kreun e FFK-së për ndihmën e deritashme dhe për gatishmërinë për t’i përkrahur ato në vazhdimësi në të gjitha aspektet. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për projektet që janë duke u realizuar dhe për ato që janë të nevojshme për t’u realizuar në infrastrukturë në regjionin e Prishtinës.

Presidenti Ademi u shpreh falënderues për mbështetjen e madhe që gëzon në regjionin nga i cili vjen dhe u zotua se bashkërisht do të vazhdojnë të punojnë për ngritjen e mëtejme të futbollit të Kosovës, derisa inkurajoj delegatët e klubeve që t’i injorojnë shantazhuesit dhe ata që nuk dinë tjetër përveç se të tentojnë destabilizimin e futbollit të Kosovës.

Gjithashtu, delegatët e LRF të Prishtinës kërkuan që të ndërpriten presionet dhe interferimet nga njerëz të politikës, pasi diçka e tillë është edhe në kundërshtim me normat dhe rregulloret e UEFA-s e FIFA-s, derisa inkurajuan presidentin Ademi që të vazhdojë të punojë me përkushtim në krye të institucionit të futbollit.

Kjo është deklarata e LRFP: 

LRFP ri-konfirmon mbeshtetjen e plot per Presidentin e FFK-së z.Agim Ademi

Sot ne takim me Presidentin e FFK-së z.Agim Ademi klubet e Lidhjes Rajonale te Futbollit te Prishtines ri-konfirmuan mbështetjen e plotë ndaj presidentit të Federates së Futbollit të Kosoves z.Agim Ademi dhe vizionit te tijë per rrugetimin tutje te futbollit Kosovar .

Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtines falenderon Presidentin Ademi qe i ka hap rrugè reformave ne Regjionin e Prishtines qe tani frytet e kesaj reforme janë te prekshme dhe te ndishme nga secili trajner, shkollë dhe klub i LRFP-së .

LRPF gjithashtu eshte falenderuese ndaj FFK-së dhe Presidentit Ademi qe ne kohen me te veshtir pandemike qendroj afer klubeve duke tejkaluar edhe mundesit e saj financiare per ti ndihmuar ato .

Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtines dhe klubet e saj ne menyrë unike bejnë thirrje qe te ndalet fushata dhe presioni ndaj delegateve te sajë dhe mos te krijohet amulli qe per qellim kanë destabilizim e futbollit kosovar nga grupe te ndryshme te interesit.

Ismajl Ajeti, kryetar i LRFP-së
Prishtinë, 02.07.2021

SHPËRNDAJE