Bujanoc, 7 maj  -Ministri i Thacit, Abelard Tahiri nga PDK kah fundi i vitit te kaluar (11 shtator 2017)  ne prag te zgjedhjeve ne Kosovë vizitoi Bujanocin ne përcjellje te SUP-it ku u prit nga Shaip Kamberi, kryetar. Ate bote ky minister i premtoi 40 mije euro kryetarit Kamberi i cili ishte i pa sherrë dhe viktimë e fushatës së ministrit Tahiri te cilin e priti siq ka hije,me tradita shqiptare, madje edhe duke i dhene buke. Por, ato mjete sot e kesaj dite nuk u pane kurre?!

 

Pas 9 muajsh lajmërohet ky ministri i Thacit qe ja foli Bujanocit 40 mije euro. Tahiri tash kopilin ja bartë Shqipërisë,merre me mend njeriu per 9 muaj munde te beje nje femije e ky ministri i Hashim Thaqit smundi me i pjelle 40 mije euro?!

Shaip Kamberi: Serbia duhet te lejoje ndihmat e Kosoves per Luginen e Presheves, sikur Prishtina qe lejon ndihmat e Beogradit per serbet e Kosovës

Pas nëntë muajsh lajmrohet ministri kosovar Tahiri (PDK) ne TV Klan Kosova i njohur tashme si televizion i Hashim Thacit me disa deklarata sa per te larë (m*t me sh”rr) dhe per t’u “justifikuar” pse parate ende nuk ju dhuruan Bujanocit ai tha se “Serbia nuk po lejon hyrjen e mjeteve ne Bujanoc”?! Merre me mend nje minister i drejtesise, thujse nuk e paska ditur kete gje me kohë?!

Ndryshe, më korrekt dhe me i sinqert del kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi sipas te cilit, Bujanoca dhe Lugina e Presheves jane te diskriminuara ne te gjitha sferat, madje as nuk lejohet te ndihmohet Lugina nga shtetet fqinje per rreth.

“I tere ky diskriminim si me simbole, perdorimin e gjuhes, ne punesim ne institucionet publike po ndikojne ne zbarzjen e Lugines se Preshevës , kurse Serbia vazhdon te ndihmoje serbet e Kosovës pa kurrefare problemi?!..” ka thëne kryetari Kamberi per Klan Kosova.

Para nentë muajsh, ne prag te zgjedhjeve ne Kosovë, u shkrua ne mediat se ky minister i Thacit paska premtuar  40 mije euro për SHF ”Desanka Maksimovi” ne Somolice per ta meremetuar. Por ato te holla kur nuk u pane sot e kesaj dite ne Bujanoc. Ashtu-keshtu ky veprim i Abelard Tahiri ishte pritur me mjaft skepticizem, sepse merre me mend nje minister i drejtesise (?!) viziton Bujanocin dhe premton mjete edhe pse ishte ditur fare mire se Serbia nuk i lejon?!

Kjo qe ne fillim ishte pare si nje hajgare, cka kishte vene ne siklet edhe kryetarin e Bujanocit. Me ne fund ishte kuptuar loja dhe qellimi ketij ministri kosovar (PDK) i cili i vuri ne loje shqiparet e Bujanocit duke bere me shume fushate dhe sa per t’i dal emri i tij nepër mediat ne prage zgjedhjeve dhe asgje me shume. Per ta hequir kopilin nga veti  mnistri Tahiri tha se ato mjete do te dergohen permes Shqiperisë cka besojme se as Tirana zyrtare nuk do inovolvohet ne keto lojra e dallavre te minisirit kosovar i cili sigurisht pas deshtimit me Tiranen , ai do ta akuzojë Shqipërine per keto mjete. Sidoqofte, shqiptaret e Lugines duhet pritur e pritur deri ne zgjdhjet e ardhshme, sikur per punen e librave, me ndonje minister tjeter qofte edhe veterinar <doktor i kafshëve>, pa pasur haber ne tekste shkollore, financa apo drejtesi.. serish me ndonje premtim te kote?!

 

SHPËRNDAJE