aolo Maldini do t’i bashkohet Carlo Ancelottit dhe Leonardos tek Paris Saint Germain, sipas gazetës franceze ‘Le Parisien’.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit do të jetë pjesë e stafit teknik të teknikut Ancelotti dhe do të stërvisë mbrojtësit. Sipas ‘Le Parisien’, Maldinit po i pëlqen shumë kjo ide dhe në qershor mund të fillojë punën.

Ish-mbrojtësi i kuqezinjve dhe kombëtares italiane mbylli karrierën në vitin 2009. Maldini gjithmonë ka shprehur dëshirën për të vazhduar aventurën tek Milani, por deri më sot nuk ka ardhur asnjë ofertë nga drejtuesit e klubit të rrugës Turati.

Në një intervistë të pak kohëve më parë Maldini u shpreh qartë: “Drejtuesit e Milanit nuk më duan!”

SHPËRNDAJE