Dark Mode Light Mode
Greqi, kapet 1 ton hashash nga Shqipëria
Kosova pjesëmarrëse në Panairin e teknologjisë së informacionit
Paolo Maldini drejt PSG

Kosova pjesëmarrëse në Panairin e teknologjisë së informacionit

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit ka mundësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Panairin e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit, “CeBIT 2012”, i cili do të mbahet në Hannover të Gjermanisë nga 6 deri më 10 mars.
Ky panair konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme në industrinë digjitale. Panairi çdo vit mbledh rreth 4.000 pjesëmarrës nga 100 shtete, përderisa numri i vizitorëve kalon mbi 130 mijë.
Nga Kosova në këtë panair do të marrin pjesë pesë kompani, thuhet në një komunikatë të Shoqatës së Teknologjisë dhe Komunikimit. Aty shtohet se kompanitë do të promovojnë Kosovën si një destinacion të përshtatshëm për kontraktimin e punëve në sektorin e teknologjisë informative.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 4 =

Previous Post

Greqi, kapet 1 ton hashash nga Shqipëria

Next Post

Paolo Maldini drejt PSG

Advertisement