Shkruna Halil SELIMI

Ndarja e territorit autokton shqiptar në tri republika dhe një krahinë të ish-
Jugosllavisë, ka qenë projkt politik antishqiptarë për dobësimin, disiplinimin dhe
nënshtrimin e fuqisë rezistuese e çlirimtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Aspirata e ribashkimit të shqiptarëve në një shtet kombtar, ka lindur që me
ndarjen e tyre dhe nuk i takon askujt personalisht si ide apo angazhim politik,
sepse për realizimin e kësaj ideje janë organizuar dhe kanë vepruar në çdo kohë
edhe subjekte, organizata e shoqëri patriotike e çlirimtare edhe në Kosovën
Lindore.

Në çdo organizim kombëtar, liridashës e çlirimtar, nuk ka qenë e shkëputur as
Kosova Lindore, pavarësisht ndarjes administrative.

Referendumi për automomi politiko-teritoriale, me të drejtë bashkimi me
Kosovën, është një moment i rëndësishëm plebishitar, më rëndësi historike, i
shprehjes dhe institucionalizimit të vullnetit politik të kësaj popullate asokohe.
Rol vendimtar për të futur në tekstin e pyetjes së referendumit përcaktuesin: me
të drejtë bashkimi me Kosovën, kanë pasur Këshilli i Rrethit i Lëvizjes Popullore
për Republikën e Kosovës (LPRK) në Preshevë, në krye me Shaqir Shaqirin dhe
të burgosurit politik nga Bujanoci, përkundër rezistencës kundërshtuese të disa
politikanëve të asaj kohe.

Këta njerëz të organizuar në LPRK, si organizatë e fshehtë çlirimtare, që
operonte edhe në Kosovën Lindore, me rastin e pluralizmit politik u angazhuan
dhe formuan edhe subjektin e parë politik në Preshevë, të quajtur Shoqata e
Pavarur Demokratike (SHPD), por me program të mirëfilltë politik, e cila pas
testimit fillestar shndërrohet në Parti politike, PDSH e sotme.

Është mirë që, sot, pas 27 vjetësh aktualizohet ky institucion i rëndësisë historike
të shprehjes plebishitare të vullnetit politik në Kosovën Lindore.

Nuk do të doja që kjo temë me peshë dhe rëndësi kombtare të interpretohet,
shfrytëzohet apo përdoret si pretendim apo angazhim personal në kontekstin
aktual të përfitimit politik nga kushdo qoftë.

Që të tre udhëheqësit e instirtucioneve më të larta të Kosovës sot, si
bashkëveprimtarë të djeshëm, nuk do të dëshiroja të manovronin politikisht në
një fushë kaq të ndjeshme kombtarisht, për kusuritje politike joparimore, qoftë
mes tyre, qoftë në raport me Serbinë.

Edhe Presidenti si zëdhënës i kësaj ideje sot, si anëtar i LPRK-së dje, njëri nga
udhëheqësit e të cilës kam qenë edhe unë, me të drejtë mund të quhet bartës
edhe institucionalisht i artikulimit të kërkesës së Referendumit me të drejtë
bashkimi me Kosovën, me të vetmin dallim se kërkesa të tilla aso kohe kanë
qenë programore dhe jo individuale!

Edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), fillimisht është themeluar dhe
organizuar në pesë zona, dhe Zona e III ka qënë Kosova Lindore. Pastaj, në
përputhje me rrethanat e zhvillimeve politike edhe lufta çlirimtare,
operacionalisht riorganizohet në 6 Zona Operative brenda Kosovës. Ndërsa,
Zona II – Maqedoni dhe Zona III – Kosovë Lindore, operojnë si koridore logjistike
dhe operacionale, përmes të cilave lidhet edhe veprimtaria e udhëheqëve të
sotëm më të lartë të Kosovës.

Pra, asgjë nuk është e rastit që sot të riaktualizohet kjo temë, zgjidhja e të cilës
po vjen si kërkesë, dëshirë, vullnet dhe angazhim i vazhdueshëm i luginasëve
dhe si domosdoshmëri e veprimtarisë liridashëse dhe çlirimtare të
pashkëputshme nga Kosova.
Përtej deklaratave të politikës ditore, sot, unë i besoj rezistencës spontane dhe të
organizuar kombtare ndër shekuj, përpjekjeve dhe angazhimeve të mia
dyzetvjeçare, luftës çlirimtare të UÇK-së, që kanë kurorëzuar, jo vetëm lirinë e
Kosovës, por është trasuar edhe rruga e sigurtë e bashkimit të shqiptarëve
luginas me trungun etnik, nga ku janë ndarë padrejtësisht, Kosova jonë.
Lugina e Preshevës, përveç tjerash, me Kosovën i ka të përbashkëta edhe
luftën, edhe dëshmorët, edhe te ardhmen dhe mbi këtë bazë unë besoj se
bashkimi i Luginës me Kosovën po bëhet i pakapërcyeshëm, si interes dhe
interesim për stabilitet dhe qetësi në rajon!

Fatkeqësisht, tema e ndarjes, këmbimit, ndryshimit, korgjim apo revidim territorial
të Kosovës, në tavolinën e bisedimeve, ka ardhur nga Serbia, si kundërvënie e
pavarësisë dhe pretendim zhvlerësimi të vendimit të GJND, për Kosovën Shtet
Sovran dhe të Pavarur Demikratik. Rrjedhimisht, nuk është në interesin tonë, që
të devijohet qëllimi i bisedimeve, të cilat duhet të përfundojnë sa më parë me
njohje reciproke si dy shtete sovrane dhe tek pastaj të ulen e të negociojnë nga
pozita të barabarta për çfardo që kanë interes të dyja palët: Luginë, veri e për
çfardo që është interesi jonë i aspiruar edhe me luftë, gjithmonë!

Me Serbinë, pra, mund të imponosh bashkimin e Luginës vetëm në kushte të
barabarta mes dy shtetesh si demarkacion, i cili nuk mund të bëhet pa miratimin
e Kosovës, kurrë!

Po, bashkimit të Luginës me Kosovën, por jo vetëm deklarativisht për konsum
politik!

Kosova, vërtetë është e pavarur sot, por, pa Luginën e Preshevës, kurrë s’do të
jetë e plotë!

SHPËRNDAJE