Bujanoc, 25 mars  -Kryetari iu Komunes se Bujanocit z.Shaip Kamberi ka zhvilluar një drekë pune në një atmosferë miqësore me ambasadorin e OSBE-së në Beograd, Andrea Orizzio. Me ambasadorin Orizzio u diskutua për rëndësinë e zgjidhjes së problemit me tekstet mësimore, integrimin në institucione publike dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ngusht me OSBE-në, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Kryetari Kamberi dhe ambasadori Orizzio morën pjesë edhe në prezentimin e Raportit të veçantë të avokatit të popullit për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip.

Ky prezentim u organizua në hapsirat e Fakultetit ekonomik në Bujanoc

Pos nikoqirit Kamberi ne Bujanoc ne kete tubim me OSBE-në prezentuan edhe mysafirë si: Nebojsha Arsiq, Kryetari i komunës së Medvegjë, a vokati i Popullit të Republikës së Serbisë Zoran Pashaliç, Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq etj

Robert Sepi, Zëvendës Avokati i Popullit prezantoi gjetjet dhe konkluzionet e raportit special i Avokatit të Popullit për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe alfabetit shqip. Kishte të flasim në lidhje me realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe për të përdorur emrat e tyre personale në gjuhën dhe në bazë të drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe shkrimin dhe pastaj paraqet praktikën e Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe alfabetit shqip. 

SHPËRNDAJE