Njeriu më i pasur i botës është biznesmeni me origjinë meksikane Carlos Slim Helu.

Ky meksikan ka 71 vjet dhe 71 miliardë dollarë nga aksionet, patundshmëritë dhe kompanitë.

Pasurinë e vet Slim e ka arritur duke blerë kompaninë për telekomunikacion e cila e kishte mbajtur monopolin në Meksikë, Telmex, të cilën më vonë ia shiti kompanisë “American Movil” – kompania e katërt me operatorin më të madh në botë.

Pasuria e tij në vitin 2010 është rritur 50 për qind duke kaluar kështu njerëzit më të pasur në botë Bill Gates (53 miliardë dollarë) dhe Waren Buffet (47 miliardë dollarë), raporton “Forbes”.

SHPËRNDAJE