Shkruan: Muharrem SALIHU

Të dashur bashkevendas, motra dhe vëllezër nga Medvegja, Bujanoci, Presheva dhe ju atje ne Nish, Novi Pazar, Beograd, Novi Sadi dhe viset tjera në Serbi, fillimisht ne emer të Forumi shqiptare per zhvillim ekonomik ne Serbi (AFEDS-Albanian forum for Economic Development in Serbia) me seli ne Medvegjë qe drejtoj une, deshiroj qe ke fillim i ketij viti ju ka gjete mire dhe ka nisur mbarë..

Viti 2018 që e lame pas, ka qenë i treti për aktivitetin e AFEDS. Ne, falë edhe mbështetjes, ndihmës dhe besimit të shumë shqiptarëve të devotshëm u rritëm edhe më shumë dhe patëm kurajon dhe forcën të merrnim përsipër përgjegjësi për të zgjidhur problemet madhore që shqetësojnë sot shqiptarët në Serbi. Ne jemi të vetëdijshëm që rruga është e gjatë, me shumë të papritura dhe pengesa, por ne po punojmë pa ndërprerje dhe besojmë se së bashku mund t’ia dalim.

Lejomëni të nderuar miq. që në emër të AFEDS t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për një vit të ri të begatë për çdo vatër shqiptare, për harmoni në familjet tona, për bashkim dhe unifikim të forcave tona, si dhe për bashkërendim të veprimeve tona në dobi të kombit dhe të të gjithëve ne. Një urim i veçantë shkon për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi, të cilët edhe pse mbartin problemet më të mëdha që kanë sot shqiptarët, sërisht mbeten shpresëmirë se e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve të tyre do të jetë edhe më e mirë në trojet që ju lanë trashëgim të parët tanë.

Gëzuar për shume vite dhe urime Vitin e Ri 2019!

* Autori Muharrem SALIHU veprimtar dhe biznesmen i njohur ne Evropë qe vepron ne Venezi, njeherit Themelues i Fourmit Shqiptar Ekonomik per Zhvillim ne Serbi (AFEDS (AFEDS) me seli ne Medvegjë

SHPËRNDAJE