Qeveria e Republikës së Kosovës me në krye Albin Kurtin i cili është në detyrë, javën e kaluar ka vendosur që të ndajë 500 mij euro për tri komunat shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, me rastin e gjendjes së rëndë të krijuar pas virusit Covid19.

 

Kushtrim Maliqi

Këto mjete të premtuara nga qeveria Kurti, sot po bëhen realitet në Preshevë e Bujanoc e e së shpejti pritet që të bëhen realitet edhe për Medvegjën, të paktën kështu kanë konfirmuar për “Presheva Jonë” Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, por edhe Florim Sahiti, këshilltarë në Komunën e Medvegjës.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, z. Kamberi në prononcimin e tij për “Presheva Jonë” ka thënë se i është falemderues qeverisë Kurti për këto mjete.
“Unë së pari nisemi nga qëndrimi jonë i përbashkët se në rajoni tonë thirremi si Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, pra si Luginë. Në bazë të kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që edhe Komuna e Medvegjës të jetë pjesë kësaj preventive. Se a është dashtë më shumë apo më pak, unë nuk mund të them asgjë, e sa i përketë qështjes se në Medvegjë udhëheq me komunën një serb, unë besoj që këshilltarët shqiptarë atje do të harmonizojnë qëndrimet që mjetet të shkojnë aty ku ka më së shumti nevojë, pra për shqiptarët. Ndësa sa i përketë asaj se a është forma më e mirë kjo që nëpër komuna të derdhen mjetet, unë do të thosha se këtu është dallimi, pasi që Kosova ndërton parime tjera. është hera e parë që në këtë forme drejtpërdrejtë Republika e Kosovës ndihmon këto tri Komuna, mendoj se koha është e qëlluar duke e ditë se janë të dedikuara për Covidin19, e aty janë të rrezikuar të gjithë njerëzit. E dyta, por jo më pak e rëndësishme është ajo që e thash më lartë që Medvegja patjetër do të duhej të ishte pjesë e kësaj pakoje, cfardo vendimi tjetër që do të ndërrmirej do të ishte i dëmshëm për një kontiunitet të asaj që ne e quajm Luginë. Unë shpresoj që ato mjete të ndahen në mënyrë të sakt”, është shprehur z. Kamberi.

“Ne shqiptarët e Medvegjës i jemi shumë falemderues për qeverinë e Kosovës, sidomos kryeministirn Albin Kurti, është hera e parë që lëvizet në një drejtim të tillë, është një shumë prej 100 mij eurove, e cila do të zbrazet në buxhetin e Komunës së Medvegjës, ku aty momentalisht në pushtet nuk ka asnjë shqiptarë. Ne tre këshilltarët shqiptarë në opozitë në Medvegjë dje e kemi pasur një takim të përbashkët, ku iu kemi drejtuar pushtetit lokal në Medvegjë, e ku kemi shprehur mendimin tone se ku dhe në cfarë mënyrë duhet të hargjohen ato mjete. Në atë propozim është paraparë që 10 mij euro të shpenzohen për pako ushqimore, e ku nuk kemi cekur se kush do të jenë përfituesit, mund të jenë edhe serbët e kushdo që ka nevojë. Duhet për hera tjera të analizohet që të gjinden alternativa tjera kur duan të na ndihmojnë, duhet të shohin ekspertët, përmes Këshillit Nacional të Shqiptarëve apo forma tjera. Bujanoci dhe Presheva e kanë më të lehtë pasi që atje udhëheqin shqiptarët, por ne në Medvegjë jemi kshtu sic jemi”, është shprehur z. Sahiti.

Vlen të theksohet se derisa spitalet si QKUK ashtu edhe spitalet rajonalë në Republikën e Kosovës, gjatë pandemisë kanë hasur në vështirësi për furnizim, sidoomos në material hargjues si maska apo dezinfektantë, ndërkohë që kemi parë se si spitalet si ai i Gracanicës nuk e kanë pasur një problem të tillë, madje në një kronikë televizive tregohej se si drejtoresha e spitalit e kishte lutur gazetarin që të mos e pyes për detaje se nga kanë ardhur materialet hargjuese, pra këtu nuk ka reciprocitet, sepse Serbia ndihmon vetëm serbët në Kosovë, ndërkobë që me mjetet e Kosovës, do të ndihmohen edhe serbët.

SHPËRNDAJE