Djali i heroit Xhevat Berisha ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se qëndron prapa deklaratës së Shkelzen Gashit kur akuzoi UÇK-në si vrasëse.
Në një postim në Facebook, Bear Berisha i cili ka qenë kandidat për deputet nga PDK, ka thënë se edhe shumë zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes në vazhdimësi kanë akuzuar UCK-në dhe pastaj kanë kërkuar falje.
Ky është postimi i plotë i tij:
Albin Kurti e ka hequr Shkëlzen Gashin vetëm sepse pati revoltë të madhe jo vetëm në opinion publik por edhe brenda partisë sepse në fakt mendon njësoj si ai. Qëndrimet anti-UÇK të Shkelzen Gashit nuk janë thjesht bindje personale që ai i ka pasur gjithmonë por janë bindje të brendshme të vetë kësaj force politike.
Kujtoj këtu kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që në seancën e shkarkimit të tij i quajti mercenarë luftëtarët e lirisë meqënëse mbështeten nga shteti. Nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe deputetja e kësaj partie, znj.Fatmire Kollçaku u bë zëdhënëse e retorikës së Beogradit duke shprehur se të gjithë liderët politik të UÇK-së janë përfshirë në krime lufte.
Po ashtu deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku në mënyrë të ulët, ma akuzuar kryetarin e PDK-së Kadri Veseli se me për vrasjen e komandant Drinit dhe pas një dite u tërhoq e kërkoi falje.
Pra figurat më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje edhe publikisht janë përpjekur që të njollosin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesit e saj duke bërë të njëjtat akuza që ka bërë regjimi i Serbisë ndaj tyre. Qëndrimi i Vetëvendosjes kinse kundër Gjykatës Speciale është një mashtrim populist për të marrë vota, sepse drejtuesit e kësaj organizate politike në të vërtetë janë si Shkëlzen Gashi mezi presin që rivalët e tyre politik të akuzohen nga kjo gjykatë në mënyrë që mos të garojnë më kundër tyre