Image associéeBernë, 30 qershor (PJ) -Shqiptarët dhe sukseset e tyre në të gjitha fushat e sportit në perëndim nuk kanë të ndalur. Kësaj rradhe kemi të bëjmë me një femër shumë të vecantë, një talente ku ekipi dhe tarnerët kanë sytë kah ajo e cila synon kombëtaren e  Zvicerane për femra. Kjo është Floriana Ismaili nga Presheva e cila tashmë është shpresa e futbollit zvceran për femra, duke krijuar një simpati dhe duke bërë për vete publikun ku jeton dhe vepron.

Résultat de recherche d'images pour "Florijana Ismaili"Se cfare don të thotë për një femër, për një shqiptare  të luaj futboll zonjusha Floriana Ismaili për agjencinë informative kombëtare „Presheva  Jonë“ shprehet duke qeshur se „ne këtë e bëjmë për inat të meshkujve…”

“A ka punë, a ka sport që ne femrat nuk mund ta bëjmë. Asnjë sport nuk është i dedikuar vetëm për një gjini apo pë rnjë komb…Unë jam krenare, aq me tepër një qytetare zicerane, një shqiptare nga Kosova Lidnore,  që sot të luaj  futboll krah për krah me shoqet zvicerane këtë lloj sporti, që  fillimisht për ne ndoshta pak i cuditshëm..“ thote ne vazhdimmFloriana

Futbollistja Florijana Ismaili, anëtare e kombëtares së Zvicrës, është e lumtur që për herë të parë ka qenë në Kampionatin Botëror.

Kampionati Botëror në futboll për femra po mbahet në Kanada, pjesë e kësaj ngjarje të madhe kanë qenë edhe dy shqiptare. Është fjala për futbollistet Florijana Ismaili që luan për kombëtaren e Zvicrës dhe Kosovare Asllani për Suedinë. Si njëra futbolliste po ashtu edhe tjetra me kombëtaret e tyre janë eliminuar në të tetën e finales. Florijana Ismaili është e lumtur që për herë të parë ka qenë në Kampionatin Botëror dhe i ka lënë një mbresë të pashlyeshme.

Florijana luan në pozitën mesfushore-sulmuese dhe është anëtare e ekipit Young Boys nga Zvicra. 20-vjeçarja me prejardhje nga Presheva për “Presheva Jonë” tha se është ndjenjë e jashtëzakonshme kur je pjesë e një ngjarje të madhe siç ishte Kampionati Botëror dhe synimet e saja janë që me ekipin e Young Boys-it të janë në mesin e ekipeve më të mira zvicerane. Një futbolliste e shkathët dhe që premton lojëra edhe më të mira në fanellën e Young Boys-it gjithsesi edhe me kombëtaren e Zvicrës.

Ajo, me punën e palodhur dhe ushtrime  intensive  prej një talenti shumë të lartë,  tashmë me të vërtetë premton fuqishëm në Kombëtaren e femrave të Zvicrës. Në vitin 2010/11 me Young Boys të Bernit e kanë marë vendin e parë në Zvicër dhe janë kualifikuar për Champion  Ligë. Madje ajo si futbollsite dhe ekipi i saj janë anëtare të UEFA-s. Ndërsa në qershorë të këtij viti në qytetin Nion të Zvicrës është mbajtur Kupa e Europës për femra, ku ja arritën ta zënë vendin e katërt prej 34 shteteve pjesëmarrëse.

SHPËRNDAJE