Hava Orana XhukolliNGA HAVA ORANA XHUKOLLI

 “Sa i përket vrasjeve të shumta të kohës së luftës dhe të pasluftës, që me dekada mbeten të pazbardhura, janë shëmtia më e keqe që u përket institucioneve shtetërore të Kosovës, sepse, tashmë është plotësisht e qartë se, qëllimshëm kanë heshtur, duke nënkuptuar se, drejtësia në Kosovë është e kapur nga nëntoka e krimit, pra, kriminelët që i kanë bërë vrasjet politike janë më të fortë se drejtësia, ose janë brenda saj si zyrtar të drejtësisë, kështu që e kanë pamundësuar zbardhjen e vrasjeve politike. Në një kësi situate nuk mendoj që protestat mund të sjellin ndonjë arritje të dobishme”, thekson Skënder Zogaj.

Ditë më parë, është protestuar me rastin e një vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Dehari ka ndërruar jetë në Qendrën e paraburgimit në Prizren, derisa në një vjetorin e vdekjes së tij, protestuesit bënë thirrje për zbardhjen e rastit.

Në anën tjetër, ngjashëm sikurse vdekja e Deharit, kanë mbetur enigmë edhe vrasjet e veprimtarëve të LDK-së të kryera vite me parë.

Kryetari i Ballit Kombëtarë Demokrat, Gazmend Islami përmes një statusi në Facebook ka kërkuar që në këto protesta të ketë edhe përkrahje shtetërore. Sipas tij, nuk duhet lënë anash edhe vrasjet e politike të pasluftës, që janë të zyrtarëve të një partie, të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

SHPËRNDAJE