Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka reaguar pas përleshjes të së premtës e cila ndodhi në hyrje të klubit të natës Duplex, në ngjarjen ku mbetën të plagosur katër rojet e sigurimit të këtij klubi.

Në një pyetje të Gazetës NewBorn, se a do të merren masa nga Komuna e Prishtinës pas incidentit të së premtës dhe të largohen diskotekat nga qyteti, Pacolli është përgjigjur se po, por tani ka nisur të bëjë kategorizimin e tyre se çfarë shërbime ofrojnë dhe se a janë të dëmshme për rrethin ku veprojnë.

”Do ta bëjmë kategorizimin e tyre dhe do të shohim se cfarë shërbime ofrojnë dhe të shikojmë se a janë të dëmshme për rrethin ku jetojnë e pastaj do të veprojmë në një kohë të shkurtër”, tha Pacolli në një përgjigjie për Gazetën NewBorn.

Poashtu Gazeta NewBorn, ka tentuar të kontaktoj edhe Inspektoratin e Komunës së Prishtinës në lidhje me këtë çështje por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

 

SHPËRNDAJE