Despoti me fasadë Gjermane!

Pas paraqitjes sime në konferencën për media me datë 28 mars 2018 në cilësinë e nënkryetarit të PDSH-së, për të cilën e kam njoftuar dhe siguruar lejen nga udhëheqësi i drejtoratit përkatës si punëtor i administratës lokale, despoti me fasadë Gjermane gjegjësisht kryetari i Komunës së Preshevës, përgatitet për linçim publik!

Ditën e nesërme datë 29 mars 2018 kur komunën e Preshevës e trazuan zhurmat e aviacionit luftarak të ushtrisë serbe, feudali modern i qeverisë së Serbisë për komunën e Preshevës, respektivisht vasali i saj Shqiprim Arifi, filloi të ngrit komision disciplinor për të marrur masa represive edhe atë të suspendimin nga marrëdhënia e punës për arsye politike, rikthim ky i sistemit monist dhe Milosheviqian, kur punëtorët e administratës dhe të gjithë sistemit publik përjashtoheshin nga puna ose kushtëzoheshin për qëndrim në vende pune me libreza të partisë.

Përtej kësaj, sot datë 02 prill 2018, ky despot ishte angazhuar vet, kishte angazhuar shefin e kabinetit të tij si dhe një këshilltare nga subjekti i vet politik që me prezencën e tyre nga shërbimet e administratës komunale në mënyrë arbitrare ti qasen grumbullimit të të dhënave të mia personale në kundërshtim me Ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave personale, me qëllimin e vetëm që pas sigurimit të të njëjtave, në paraqitjet e tij skandaloze të radhës të bëjë linçim publik, praktikë të cilën po e bën më secilin personalitet fizik dhe juridik në Komunën e Preshevës që nga viti 2016 e këtej.

I bëjë thirrje fillimisht vartësve të tij por edhe të gjithë bashkëpunëtorëve tjerë, që sa më parë të distancohen dhe të heqin dorë nga veprime të tilla antiligjore e antidemokratike, që kanë për qëllim cenimin e integritetit personal, dëmtimin e imazhit, nxitjen e urrejtjes dhe ngulfatjen e fjalës së lirë.

Dhe për fund po e publikoj nenin 10 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut ku i dedikohet lirisë së shprehjes, ku thuhet se “çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe për të marrë dhe për të dhënë informacione ose mendime, pa ndërhyrjen e autoriteteve publike”.

Përmes këtij shkrimi me shkas po e evidentoj këtë dimension skandaloz të shpërdorimit dhe ndërhyrjes arbitrare në resurset e administratës komunale si dhe këtë katandisje që po bëhet me vetqeverisjen lokale nga ky njeri asocial, anarkik, arrogant, i padenjë, i padijshëm dhe primitiv.

Nga: Ilir Sadriu

 

SHPËRNDAJE