Preshevë, 1 mars -Një person u vra dhe 25 të tjerë u plagosën sot pas një shpërthimi të dyfishtë në një depo municionesh të ushtrisë në qytetin serb të Kragujevacit, në pjesën qendrore, njoftoi Ministria e Mbrojtje.

Tre persona rezultojnë ende të zhdukur disa orë pas këtij shpërthimi, për të cilin ministria nuk ka dhënë ende shkaqet.

Agjencia  elajemeve “Presheva jonë” ka mesuar se viktima e pare eshte nënkoloneli Mirosllav Perisic. Nënkolonel i Armatës së Serbisë ishte anëtar i Ushtrisë 26 vjet, dhe në dy të fundit ka punuar në Byronë Repair Teknik. Ai ishte komandant i garnizonit Kragujevac.

Sipas informacioneve të fundit, shpërthimi që ka ndodhur dje në fikjen e zjarrit në Byronë Riparimit Teknik në Kragujevac, një person u vra, tre janë ende të zhdukur, ndërsa 25 anëtarë të Ushtrisë së Serbisë dhe MUP-it u lenduan.

SHPËRNDAJE