Se a mund dhe kur do ta vizitojë Beogradin apo Preshevën ministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Nenad Rashic, ai në fund për agjencinë « Presheva Jonë » është shprehur se « Krejt normale se unë edhe pse jam ministër serbë në Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk mund të shkojë edne në Beograd, Preshevë apo diku tjetër në Serbu. Në Beograd do të shkojë vetëmanëtar kur Serbia dhe Beogradi do ta njoh shtetin e Kosovës ose kur këto dy vende do të bëhen anëtare në BE-së.. »

 

 

Prishtinë, 13 qershor

 

Një delegacion i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, po merr pjesë në Sesionin e 101-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Gjenevë të Zvicrës. Përveç ministrit Nenad Rasic  dhe përfaqësuesve tjerë nga  MPMS-së në përbërje të delegacionit nga Kosova janë edhe përfaqësuesit e sindikatave të Kosovës dhe Aleancës Kosovare të Biznesit.

 

 

 

Nenad Rasic Ministër i Punës dhe Mirëqënies Sociale të Republikës së Kosovës në inetrvistën ekskluzive për agjencinë informative kombëtare flet përveq afrsisë së Kosovës pranë ILO-s dhe lobimit të tij në Gjenevë pro njohjes së Republikës së Kosovës edhe mbi zhillimet aktuale në Kosovë, sidomos situatën ekonomike, sociale edhe të papunësisë në Kosovë, nidhjmën për invalidët e luftës të UCK-së… bashkë me strategjinë dhe projketet e Qeverisë së Republikës së Kosovës karshi këtyre problememeve.

 

 

Fillimisht duke folur për prezencën e Kosovës në samitin e ILO-s në Gjenevë ministri Nenda Rashiq për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » dekalron se, prania e Kosovës në konfenrcën e ILO-s ka domethnje të madhe për vendin tonë aq me tepër kur Kosova po përgatitet të anëtarësohet në këtë organizatë botërore të punës. « Nga shumë drejtues të ILO-s, ministra e përfaqësues të delegacioneve të qeverive të ndryshme botërore kemi njoftuar mbi situatën aktuale në Kosovë, avancimin e proceseve pozitive, por edhe problemet, sidomos atë të papunësisë. Nga këto takime me bashkëbiseduesit tanë të delegacioneve të shumta të vendeve botërore kemi hasur në mirëkuptim për bashkëpunim dhe gatishmërinë të investimeve të tyre në Kosovë, duke konsideruar vendin tonë si një shtet stabil dhe të sigurt”, tha Nenad Rashiq, ministër i Punës.

 

 

RASIC: KOSOVA PËR CdO VIT INKUADRON NGA 5 MJË PUNËTOR TË RINJ

 

Në vazhdim minsitri  Rashic, duke folur mbi gjendjen aktuale në Kosovë, sidomos atë  ekonomike sociale dhe të  papunësisë  ai pohon se « gjendja nuk është aq e mirë, nga fakti si pasojë e viteve të para 90-ta kur dihet se në cfarë gjendje ekonomike dhe sociale ihste Kosova e bashkë me të edhe lufat e bëri tëveten. Por, megjthatë mujd të them se qveria jonë po punon në zhvikllimin e vendit dhe avancimin e rpocesve ekonomike esociale me nje sër projektesh në favor të qyteatrve tanë, duke i I dhËnë prioritet punësimit të rinjve, me qëllim të zbutjes së papunësisë e cila gjendje nuk eshte as më e mirë e as më e kqe se nga vende tona fiqnje rreth dhe në rajon. Në këtë drjetim Qeveria jonë, pra minisitria jonë ka skema të ndryshme sociale, asistencë sociale sidomos për të varfurit dhe të papunët si dhe skema pensionale. Për cdo vitë në tregun e punës hynë nga 25 mijë persona, prej të cilëve nja 6-7 mijë na mbeten pa rregulluar statsuin e tyre të punësimit. Do shtuar edhe këtë  se miinsitria jonë tash e saj vite për cdo vit regjistron nga 5 mijë punëtorë të rinjë. Kur është fjala për zhvillimin ekonomik, mund të themi se Kosova është në rrugë të mabrë në këtë drejtim, ku vërehet një rritje ekonomike, i cilim konstatim doli sot nga takimi im me ministrin e financave. Kjo rritje është për 4 përqind e cila vjen si rezultat nga infrastruktura, sidomos nga ndërtimi i autosrtadës. Jemi të vetdijshëm se situata ekonomike e sociale bashkë me atë të papunësisë në Republikën e Kosovës është një problem kompleks si një cështje e trashiguar nga ish-sistemi i dikurshëm. Qeveria jonë po punon intesivisht për përmismin e kësaj situate, megjithse para nesh gjenden edhe një sërdetyrash dhe shumë sfida, por në terren po vërehen përparime për cdo vit për cka dëshmojnë edhe shifrat tona. Për shmbull kemi një ngritje ekonomike sivje tpër 4 për qind, pastaj këta gjashtë muajt  e fundit kemi 245 mijë persona që këkojnë punë dhe në bazë të dhënanve tona del se përqindja e të papunëve në Kosovë nuk kalon shifrën mbi 30 përqind.. »

 

 

JAVËN E ARDHSHME MPMS DORËZONË NË QEVERI LIGJIN MBI RREGULLIMIN E PENSIONEVE, KUPTOHET PËR ASISTENCË EDHE TË INVALIDËVE TË LUFTËS SË UCK-së

 

Se a parashef ndonjë krizë sociale apo ekonomike nëse vazhdohet keshtu me ket numer të madhe të papunësisë në Kosovë ministri  Nenad Rashic duket të jetë optimsit se kjo sitautë eshte tejkaluese, i cili në vazhdim pohon se « jo, jo nuk mund të ndodhë ajo sepse proceset janë në rrugë të mbarë me zhvillime  pozitive. Madje javën e ardhshme ministria  jonë do ta dërojë projektligjin mbi rregjullimin e pensioneve që financohen nga shteti  duke rregulluat statutin e pensionistëve e cila gjë buxhetit të Kosovës do t’i jipte shtesë nja 19 millionë euro. Asistenca social dhe shërbimet sociale, janë ligjet të reja sociale po ashut që do të mirohen ditëve të ardhsshme. Me keto dy ligje do të ndihmohet popullata, sidomos atyre familjeve që kanë më së shumti nevojë, famljarëne të varfura. Varfëria e sakajshme në Kosovë sot ka goditur popullatën me një shifër mbi 12 përqind. Po  ashtu me këto ligje janë të përfshirë për t’u ndihmuar edhe ata persona të prekur nga lufta, duke përfshirë këtu edhe invalidët e luftës dhe familjet e luftëtatarëve dhe veteranëve të UCK-së.. »

 

 

 

TOPI TASH ËSHTË NË ANËN E ZVICRËS, PRESIM PO-në NGA BERNA PËR MARRËVESHJE TË RE MBI PAGESAT E SIGURIMEVE SOCIALE TË  PENSIONISTËVE DHE INVALIDËVE

 

Lidhur me suspendimin e financimit të beneficuesve të ndihmave social invalidore të qytearëve kosovarë në Zvicër nga 1 prilli i vitit 2010,ku sipas autoriteve të benrës tash topi ehste në anën e Kosovës, mnsitri Rashiq e thotë të kundërtën se « topi eshtë në anën e Zvcrës » duke konstatuar  se « së pari dua të jep një sqarim s ekjo njuk eshte dnërerje, por është ky vetëm një ndryshim s esi mund të tërihen mjetet, paratë e benficuesve të Këtyre pensioneve apo asistence sociale për invalidët apo të tjerët. për shmbull, një person, në pensonist i cili me vite të tëra ka punuar në Zvicër dhe tash ka vendosur ta lëshoj vendin për t’u  ktyher në Kosovë, ai ka të drjetë plotësisht para se të vijë në vendlindje t’i tërheq gjitha mjetet që i takojnë , që ju janë grumblluarnga Zvicra. Dhe tash nuk ekziston më ajo mertods sikur paar një prillit që Zvicra t’i paguaj nga Berna pensionet qytetrëve tanë që janë kthyer në vendlindje dhe jetojnë tash në  Kosovë. Pra, nga një prilli i vitit 2010 ka ndryshur vetëm mënyra teknika e përdorimit, shfrytëzimit të  këtyre mjeteve, gjë kjo më tepër teknike që duhet tëadaptohen njerzit. Për ketë ndyrshim ne ishim të paralajmëruar nga Berna në shkurt të vitit 2010, dmth 2-3 muaj pasi të merrej vendimi nga qveria zvcierane, ku ne autoamtikisht kemi reaguar shpejtë përmes ambasadës sonë në Bernë, pasatj tek autoritet kompetenzte të qeverisë helevetike. Dhe në shtatorin e vitti 2010 kemi dorëzuar dokumentit propozues për vazhdimin e marrëveshjes apo për kalimin drejtpërderejtë në marrëveshje ne e kemi dorëzuar tek qeveria zvicerane dhe tash topi nuk ka nevojë të jetë në anën tonë, kur ne bligimet tona i kemi kryer me kohë. Topi, mund të thmei tash se është në anëne Bernës, prej nga Prishtina prêt përgjigjie..Por ende s’kemi pasur marru asgjë të re në kët drejtim.  Dhe paar dy dite qeveria jonë ka vendosur qe serish të bëjë një studim dhe analizë dokmenteve të derguar më parë Bernës më zgjidhjen e problemit të pensionistëve dhe invalidëve kosovar në Zvicër me qëllim  të përshpejtuar procedurën tqësa mëpeshtë të b¨jmë aplikimin e  funksionalizimit të marrëveshjes mes Prishutnës dhe Bernës..»

 

 

 

Në fud me ministrin serb Nenad Rasic biseduam edhe për vizitat e fundit  të ministrave e  personaliteteteve nga qeveria serbe e Beogradit në Kosovë. Se a mund dhe kur do ta vizitojë Beogradin apo Preshevën ministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Nenad Rashic, ai në fund për agjencinë « Presheva Jonë » është shprehur se « Krejt normale se unë edhe pse jam ministër serbë në Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk mund të shkojë edne në Beograd, Preshevë apo diku tjetër në Serbu. Në Beograd do të shkojë vetëmanëtar kur Serbia dhe Beogradi do ta njoh shtetin e Kosovës ose kur këto dy vende do të bëhen anëtare në BE-së.. »


SHPËRNDAJE