Sot u nenshkrua Marreveshja ne mes te Banjës më të madhe në rajon Nëna Naile dhe Lidhjes së pensionistëve të Kosovës.

Drejtori i Pergjithshem i Banjes Nena Naile z.Dardan Novosella i ofroi mundesi qe antaret e lidhjes se pensionisteve te Kosoves ti shfrytezojne sherbimet e Banjes Nena Naile me çmime shume te volitshme. z. Shaban Kajtazi kryetari i Lidhjes se pensionisteve te Kosoves u shpreh mirnjohes per kete mundesi qe ua dhe Banja Nena Naile, duke i ditur mundesit materiale te pensionisteve dhe nevojen e tyre per rehabilitim, kjo eshte nje ndihmes mjaft e madhe per ne theksoi ai. ne emer te drejtorit marrveshjen e nenshkroi Ylli Morina – Sekretar i Banjes Nena Naile. Nena Naile eshte banja sheruese rehabilituese e cila ne vazhdimesi ka ndihmuar kategori me nevoje ne Kosove dhe ne trojet tjera ku gjenden shqiptaret. vlene te theksohet se Banjen Nena Naile eshte shume e frekunetuar si nga pacientet/klientet e Kosoves,Shqiperise, Maqedonise, poashtu edhe nga Europa e më gjërë, pasi siç dihet posedon me ujin sherues termomineral, terapite qe aplikohen me aparaturen me te sostifukuar nen perkujdesjen e stafit te perzgjedhur mjekesor. Banja Nena Naile punon gjatë tërë vitit ne sherbim te pacienteve/klienteve.

SHPËRNDAJE