burgfjBernë, 1 tetor – Mbi 2 mijë shtetas nga Shqipëria, Kosova dhe trojet etnike vuajnë në burgjet e Zvicrës. Përfshirja e tyre, kryesisht të kosovarëve, në krime të ndryshme në Zvicër është shqetësuese. Pothuajse çdo ditë arrestohen shqiptarë për shitje droge dhe për vjedhje.

“Vetëm gjatë vitit të kaluar janë arrestuar dhe trajtuar mbi 3 mijë shqiptarë nga Kosova për krime të ndryshme. Përkundër rënies së krimit të organizuar, numri vjedhësve vijon të paraqitet në shifra shqetësuese, sidomos në kantonin e Gjenevës”, ka deklaruar shefja e Policisë së Gjenevë, Monica Bonfanti.

 

Patriot ne burg ?! Mburrje apo njollosje e flamurit nëper burgjet perendimore ? 
shippNga sot (1 tetor 2016 ) Zvicra do dëbojë të gjithë të huajt të cilët janë ngarkuar me shkelje të rënda ligjore, si vrasje, tentim vrasjesh, dhunime, grabitje dhe për procedime tjera ku janë dënuar me mbi një vjet heqje lirie. Sipas ligjit ata duhet të dëbohet nga vendi i alpeve sëpaku pesë vjet dhe më së shumti 15 vjet. Në rast se shkeljet përsëriten atëherë ata do dëbohet për 20 vjetët e ardhshme
“Në mesin e të arrestuarve dhe në burgjet e Gjenevës janë kryesisht persona të akuzuar për vjedhje, të ardhur sidomos nga vendet e Ballkanit, si nga Serbia, Kosova, Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, ka edhe nga Afrika dhe vendet tjera sllave si Rusia, Gjeorgjia etj”, ka vijuar Monica Bonfanti.

Shqiptarët kryesisht arrestohen për shitje të drogës, ndërsa kosovarët për krime të tjera, kryesisht vjedhje banesash dhe ambientesh të tjera publike. Sipas të përditshmëve, nuk kalon ditë pa arrestuar një shtetas shqiptar. Nese sot ne Zvcer paskemi 2 mijë shqiptarë nëpër burgje, dënime për drogë e vjedhje, pjesa dermuese tyre jane azilekrues apo posa te ardhur nga Kosova. Ckas don te thote ne mynëre indirekte Kosova e papune e paperspektive, viteve te fundit po prodhon krimienle?!,  shkruan agjencia e lajmeve, “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Sipas të dhënave të policisë në burgjet zvicerane, që janë më shumë se 30, sot janë mbi 1 000 të burgosur shqiptarë, kryesisht nga Kosova të cilët vuajnë dënimet në këto burgje.
“Vetëm në burgun e Gjenevës, në mesin e 500 të burgosurve, rreth 120 janë shqiptarë, ka deklaruar z.Constantin Franziskakis drejtor i burgut “Champ-Dollon”

SHPËRNDAJE