Të shtunën prej orës 19:00 në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u mbajtë Konkurrsi i Parë Ndërkombëtarë i Fotografisë “PreFoto” i cili u organizuar nën patronazhin e z.Edon Agushit i diplomuar në fushën e Filmit.

Preshevë 20 nëntor
Të pranishëm për të ndjekur këtë event kulturoro-artistik të parin në Luginë të llojit të tillë ishin numër i madhë i qytetarëve kurreshtarë dhe dashamirë të fotografisë së bukur,intelektual,të rinjë e të moshuar.
Të pranishëm për ta përcjell këtë event ishin kryetari i Këshillit Nacional Shqipëtarë,institucion ky i cili edhe e ka përkrahur këtë event z.Galip Beqiri si dhe kryetari i Komunës së Preshevë z.Ragmi Mustafa.
Gjatë kësaj mbrëmje juria profesionale i vlerësoi tri fotografitë më të bukura me cmimin e I,II dhe të III,fotografi të cilat do tua prezantojmë edhe lexuesve tënë në orët në vazhdim.

SHPËRNDAJE