Banje e Siharinës, 8 nentor -Shoqata për Trashëgiminë dhe Kreativitetin Kulturor të Luginës qe tubon historian, arkeolog e intelektual ne Medvegja, Bujanoca e Presheva ka organizuar sot nje një konferencë shkencore ne Banjen e Siharinës dedikur jetes dhe veprimtarise se akamikut nga Kosova Lindore (Topalla) Idriz Ajeti, një nga studjuesit më të shquar të Albanoligjisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Prof. Rexhep Abazi shpalli të hapur këtë tubim të madh, me fjalën “Gjithmonë mos paçtë vend, ku i zë të gjithë shqiptarët!”. Leme Xhema i përshëndeti pjesëmarrësit dhe tha se unë do të mundohem që gjithmonë të përkrahen aktivitete të tilla. Ajo pastaj tha:”Zemra më dhemb të bëj më shumë, por kjo është mundësia jonë.”

 

Në kete evenement  kulturo-shkencor morën pjesë rreth njeqin pjesemarres jo vetëm nga Lugina e Presheve por edhe mysafire.porfesor akademik nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi

Kombi shqiptar gjithmonë gjatë historisë së tij lindi dhe rriti burra të denjë të pushkës dhe të penës. Njëri prej titanëve të fushës së penës është edhe Akademik Idriz Ajeti, që u lind në fshatin Tupallë të Komunës së Medvegjës, më 26 qershor të vitit 1917. Është shkrimtar dhe akademik shqiptar. Ai vlerësohet dhe është njëri ndër gjuhëtarët më të njohur, i cili i ka dhënë shtysë albanologjisë duke e bërë të denjë për respekt.

Idriz Ajeti ka lindur në fshatin Tupalë, komuna e Medvegjës, saktësisht njëqind vjet më parë. Do perkujtuar se Topala ka dhëne jo vetem inetzeltkual e akadmeik por edhe  shume patriot, luftetare dikur ballist e se fundit te UCPMB-së si dhe biznesmen dhe veprimar te shquar sikur ambasadori i shqiptareve ne Amerike Xhim Xhema nga Medvegja nje personalitet  me ndikim dioplomatik  ne Kongresin dhe Stetit departamentin Amerikan.

Idirz Ajeti eshte albanolog, linguistik i njohur shqiptar  ne ballkan, njeherit profesor disa vjeqar në Universitetin e Prishtinës. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i dha atij një dekoratë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ne kete festë te madhe në Medvegjë nga të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora morën pjesë shumë njerëz, si profesorë, shkrimtarë, nxënës e studentë, për ta nderuar dhe respektuar njeriun më të shquar, Akademik Idriz Ajeti. Në ambientet e Hotel Gejzerit në Banjë të Siarinës, në një sallë të stërmbushur, shumë njerëz, dashamirës, profesorë, intelektualë, nxënës, njerëz të politikës i bashkoi kjo festë. Prof. Rexhep Abazi shpalli të hapur këtë tubim të madh, me fjalën “Gjithmonë mos paçtë vend, ku i zë të gjithë shqiptarët!”. Leme Xhema i përshëndeti pjesëmarrësit dhe tha se unë do të mundohem që gjithmonë të përkrahen aktivitete të tilla. Ajo pastaj tha:”Zemra më dhemb të bëj më shumë, por kjo është mundësia jonë.”

 

Fjala iu dha pastaj Prof. Dr. Isak Shema , i cili vlerësoi këtë Konferencë Shkencore. Ky personalitet e begatoi këtë tubim dhe e respektoi tepër, me gjithë rrugën që morëm nga Prishtina. Shkuam dhe s’u kthyen deri në orët e vona dhe asnjëherë s’u lodh as nuk ndjeu lodhje, sikur të shkonte vërtet në një dasmë të madhe. Edhe unë si gjithë të tjerët e falenderoj përzemërsisht profesorin tim të nderuar dhe paçtë shëndet dhe jetë të gjatë, së bashku me Akademikun tonë, Idriz Ajeti, albanalogun më të shquar.

 

AKADEMIK IDRIZ AJETI-BURRË I DENJË I KOMBIT

Pra Profesor Dr. Isak Shema e ndriti këtë Konferencë shkencore dhe tha se duhet bërë më shumë për këtë njeri, si në Medvegjë, Preshevë e Bujanovc dhe kumtesat do të botohen në një vëllim të veçantë. Me kumtesa u paraqitën Prof. Dr. Isak Shema: ” Veprimtaria arsimore, kulturore dhe shkencore e Akademik Idriz Ajetit”, Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu “Identifikimi i unit shkencor në veprat e Akademik Idriz Ajetit”, Prof. Dr. Begzad Baliu dhe prof.Dr.Naile Mala “Pikëpamjet e Prof. Idriz Ajetit për prof. Çabejn”, PhD. Faton Krasniqi “Ndihmesa e Akademik Idriz Ajetit për albanologjinë”, Dr. Berton Sulejmani “Recension për librin “Rrapi shekullor-Idriz Ajeti” të autorëve: Bahtijar Keyeziu dhe Begzad Baliu”, Prof. Rexhep Abazi “Kontributi i Akademik Idriz Ajetit në zhvillimin e kulturës së gjuhës dhe shkollës shqipe”, M.A. Fatlum Hetemi “Kontributi i Akademik Idriz Ajetit në fushën e arsimit”, Prof.Gani Krasniqi “Shekullori i Meditës Akademik Idriz Ajeti, një shekull në shërbim të gjuhës shqipe”, Rrahman Hyseni, shkrimtar “Akademik Idriz Ajeti- burrë i denjë i kombit”, Ilmi Rexhepi “Venerime sintaksore të Akademik Idriz Ajetit dhe nevoja e riaktualizimit të tyre” Xhemaledin Salihu, kryetar i shoqatës për trashëgimi dhe krijmtari kulturore me seli në Preshevë, mbeshteti konferencen, meqerast dha nje ser mirënohjesh, ka shrkuar Rrahman Hyseni nga Medvegja.

Idriz Ajeti ka dëshmuar se është një njohës i thellë i gjuhësisë shqiptare duke e përparuar atë edhe më tutje. Mësimet fillestare i mori në Banjë të Sijarinës, më 1930. Pastaj u regjistrua në Zagreb, degën e romanistikës. (Mësojmë nga kujtimet e Akademik Idriz Ajetit). II. Sipas kujtimeve të Akademik Idriz Ajetit, takimi i parë i tij me shkencën albanologjike ka qenë në Zagreb, para luftës, si student në Fakultetin e Filozofisë – dega e romanistikës. Gjithnjë duke iu referuar kujtimeve të Ajetit, mësojmë se ai për herë të parë, më 1938-39 shkroi një artikull të vogël lidhur me toponimistikën shqiptare, që e botoi në gazetën e Sarajevës,”Muslimanska svijest”. Pastaj shkoi në Itali. (Dy semestrat e vitit të parë i bëri në Pizza, dy të tjerët në Padova). Atje, në Fakultetin e Filozofisë punonte albanologu italian Karlo Tagliavini, që bënte mësime nga historia e gjuhës shqipe. Dy semestra që i bëri Idrizi aty, u zhvilluan për elementet indoevropiane në gjuhën shqipe. Idrizi doli i pari tek ai në provim dhe askush tjetër … Në Beograd Idrizi shkoi për ta kryer diplomën, që i kishte mbetur nga Italia. Diplomën e kishte nga italishtja – letërsi e gjuhë italiane. Idriz Ajeti pas studimeve ka qenë profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Prishtinës, lektor dhe mësimdhënës në Degën e Albanologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd, kurse disertacionin e ka mbrojtur në vitin 1958, me temën “Zhvillimi i të folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë”.
Pasi kreu studimet, Idrizi si lektor, qëndroi ca kohë në Kosovë, kurse më 1953 u kthye në Beograd dhe vazhdoi punën si lektor. Në kujtimet e veta Idriz Ajeti tregon se profesorët e parë me shkollë u krijuan atje në Beograd, në atë degë: Hilmi Agani, Rexhep Hoxha, Ramiz Kelmendi, Besim Bokshi e të tjerë. Kur shkoi në Beograd, në vitin 1953 në takim me profesor Bariqin, ai ia propozoi temën e disertacionit “Gjuha e shqiptarëve arbëreshë të Zarës”. Idrizi punoi disa vjet, e kreu, e dërgoi në Sarajevë, sepse ai atje punonte në Fakultetin Filozofik. U formua Komisioni dhe e mbrojti temën. … III.
Në vitin 1960 u hap së pari Fakulteti Filozofik në Prishtinë. Më 1958 ishte hapur Shkolla e Lartë në Prishtinë, si dhe në Gjakovë e Prizren. Por, fakulteti i parë u hap më 1960, kurse më 1961 u hap Fakulteti Juridik.Kujton Akademik Idriz Ajeti. –dhe vazhdon -këtu, në vitin 1970 u hapen fakultete dhe Universiteti-, rrëfen Idrizi. Ndër degët ishte edhe ajo e gjuhës shqipe – albanologjia. Idriz Ajeti ishte aty i pari, më i moshuari ndër ta. Filluan me një revistë “Gjurmime Albanologjike”, që edhe tash e mban këtë emër.
Më vonë, në vitin 1974, në krye të asaj dege Idriz Ajeti i vizitonte edhe seminaret tjera: në Beograd, Shkup, Lubjanë dhe vende të tjera, ku paraqitej me ndonjë kumtesë, merrte pjesë në realizimin e programeve të tyre, sidomos në Beograd. Idrizi mendoi që edhe shqiptarët në Kosovë të hapin Seminar të tillë, duke patur lidhje me studiues të gjuhës shqipe në qendrat e Evropës Perëndimore, si Vjena e vende të tjera të Evropës. Për këtë gjë ai kishte marrë pëlqimin e autoriteteve të kohës e në këtë mënyrë nisën hapa të mbarë për realizimin e Seminarit. Seminari i parë u hap në vitin 1974. IV.
Akademik Idriz Ajeti me të drejtë pati deklaruar se historia e gjuhës është vetë historia e popullit, madje ai është edhe përkrahës i tezës së prejardhjes ilire të shqiptarëve, duke dëshmuar rrënjët antike të saj. Ai na rikujton se kemi një histori dramatike, që e thonë dhe shumë të tjerë këtë të vërtetë. Populli shqiptar është një popull i vjetër. Por dihet se s’ka patur kushte të merrej me kulturë, me ngritjen kulturore, ngase ishte i shtypur kombëtarisht nga okupatorë të ndryshëm. Pastaj profesor Ajeti na e rikujton Formulën e Pagëzimit 1492: duke konstatuar se në atë kohë, në shekullin XV, ndër shqiptarët nuk kishte kurrfarë kushtesh, ashtu që vetëm ndër katolikë kishte ndonjë intelektual. Meqë nuk kishte shërbesa fetare në çdo vend, atëherë arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, mendoi që më rastin e lindjes së fëmijëve ata duheshin pagëzuar. Meqë shërbesat nuk ishin gjithkund, e fëmijët duheshin pagëzuar, arqipeshkvi e tha atë fjalinë që duhej thënë me rastin e pagëzimit të fëmijëve dhe ajo u shënua dikund: “Un të pagëzon j pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt … “.
SHPËRNDAJE