Lidhur me rastin e vrasjes që ka ndodhur sot pasdite në Istog, ku u vra polici Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar, Kamber Metaj, janë arrestuar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës

“Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, Policia e Kosovës ka arritur ti arrestojë edhe dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rastin e tentim grabitjes.

Njëri nga personat e dyshuar tanimë të arrestuar (Y. M. ) është vëllau i të dyshuarit kryesor i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë i arrestuar (U. M.) është i afërm i tyre.

SHPËRNDAJE