Bruksel, 28 dhjetor  -Me fillimin e vitit të ri kalendarik, do të nisë edhe një fazë tjetër e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova ka formuar edhe një Ekip negociator për dialogun me Serbinë, për fazën finale të këtij procesi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Shërbimi i Jashtëm Evropian ka bërë thirrje që ekipi i dialogut në Kosovë të konsultohet më 8 janar. Thirrja erdhi pas themelimit të këtij ekipi nga Parlamenti,” ka deklaruar znj. Kocijancic për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic e cila ne emër te BE-se ka përshëndetur ekipin ngociues te Kosovës, ajo ne bisede për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka konfirmuar sot se delegacioni kosovar me tete janar 2019 do te gjendet ne Bruksel.

 

As kesaj radhe (8 janar) Presheva n’aut ne Bruksel, perkunder zhurmes se Hashim Thacit nepër media

“EEAS ka ftuar ekipin e dialogut nga Kosova për konsultime me 8 janar te vitit te ardhshëm, pas themelimit të tij nga Kuvendi” ka thne znj.Kocijanci sot për agjencin e  lajmeve “Presheva Jonë”

Sipas bruimev te BE-së takii i ekipit kosvar ne Bruksl me ete janar ka me shume karakter kosnultativ, then shkrut, për t’u njftuar me rejdhen e procesit. As kesaj radhe ne Bruksel nido te flitet për Lugines se Preshevës përkunder zhrm es mediale me dekleratat pompoze te presidntit kosovar Hashim Thacit, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Pra, tetë janari i vitit të ardhshëm, është data kur ekipi negociator i Kosovës, i bashkë-udhëhequr nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të udhëtojnë drejt Brukselit, për t’u takuar me autoritetet e BE-së.

SHPËRNDAJE