Bujanoc, 5 maj -Në Bujanoc u realizua takimi i paralajmëruar në mes të Ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini dhe Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Mladen Sharqevic. Qe 20 vitet flitet per “fundin e diskriminimit” me mungesën e librave ne shkollat shqipe ne Luginen e Preshevës. kete e tohen secili kyretar i KKSH-së qe eredhi ne krye te keitj organi, por ky diskriminim ka vazhduar gjithnje qe plote dy decenie, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në takim morën pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, Deputetit Popullor, Fatmir Hasani .

Takim ky që vjen pas takimit të kryetarit të KKSH, Ragmi Mustafa në Shqipëri muajin e kaluar me Ministren Besa Shahini, dhe Ministrin Mladen Sharqeviq në Bujanoc.

Kryetema e këtij takimi ishin sigurimi i teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës. Ku palët u dakorduan për krijimin e një grupi të përbashkët punues në nivel ekspertësh, që do të analizonin kurikulat për cdo lëndë në të dyja shtetet. Dhe më pas të vinim në një marrëveshje për të zgjidhur problemin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe.

Gjithashtu në takim u diskutuan edhe temat tjera në përmirësimin e kushteve për arsimin shqip në Luginë të Preshevës. Sidomos me kërkesë të KKSH u diskutua edhe për mundësinë e furnizimit të bibliotekave shkollore me tituj të ri në gjuhën shqipe.

Falënderojmë Ministren Besa Shahini dhe Ministrin Sharqeviq për gatishmërinë që kanë për të ndihmuar arsimin shqip në Luginë të Preshevës

Shpresojmë që ky takim do të shënojë fillimin e fundit të problemit të mungesës së teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Shërbimi për informim i KKSH

SHPËRNDAJE