Ish-nënkryetari i Komunës së Preshevës, Orhan Rexhepi në një prononcim për “Bota sot” i ka komentuar deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiqi i cili kur flet për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdimisht e potencon vetëm pjesën të cilën Serbia e synon në dëm të Kosovës.

Rexhepi ka thënë se janë disa faktorë që tregojnë se korrigjimi i kufirit do të ndodhë në lindje të Kosovës, pra në Preshevë e tutje. Ai ka përmendur stërvitjet ushtarake të NATO-së të cilat do të realizohen mes datave 20 Maj deri në 23 Korrik, shumë afër Luginës së Preshevës, në Maqedoninë Veriore.

“Kjo deklaratë e tij për zbritjen e vijës kufitare nga Rashka në Zveçan, është ekskluzivisht për konsum të brendshëm, sepse opinioni në Serbi nuk është i informuar fare për stërvitjen ushtarake të NATO-s që do të mbahet nga data 20 Maj deri në 23 Korrik afër Luginës së Preshevës në Maqedoni, në të cilën do të marrin pjesë rreth 4500 ushtarë të NATO-s dhe mu ata avionë të cilët e bombarduan Serbinë në vitin 1999, e aq më parë nuk janë duke e ditur se aeroplanmbajtësja Amerikane “Abraham Lincoln”, që është më e madhja në botë, prej disa ditësh ndodhet në ujërat Shqiptare, këto gjëra pra sigurisht nuk po ndodhin që kufiri aktual i Serbisë me Kosovën të zbresë në Zveçan por të zgjërohet në anën tjetër në lindje, i cili do të shkojë përtej Preshevës”, është shprehur Rexhepi për “Bota sot”./K.M

SHPËRNDAJE