Bujanoc, 7 maj – Ne Bujanoc  sot eshte zhvilluar takim nje takim ndërministrorë me Shqiperise dhe Serbisë. Besa Shahini, ministre e arsimit e Republikës së Shqipërisë sot ka takuar me homologun e saj serb Mladen Sharçevic ne lokalet e fakultetit ekonomik te ketij qyteti për diskutuar situaten aktuale te arsimit shqip ne Luginen e Presheves e cila konsiderohet diskriminuese vitet e fundit. Në takim mes dy ministrave mori pjese edhe kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ne ket takim mer ministres shqiptare dhe serbe po ashtu eshte biseduar për iniciativën e një Memorandum ndërshtetërorë për temat e rëndësisë së përbashkët, me temë qendrore furnizimin me tekste shkollore të shkollave në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.

“Me kërkesë të Z. Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, sot takova në Bujanoc homologun serb Z. Mladen Sharcevic, me të cilin diskutuam per siaten e arsimit shqip ne tri komunat shiptare si dhe problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi. ”  ka thëne ministrja shiptare nga Tirana znj.Shahini për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” 


Ne vazhdim ministra shqiptare sot ne Bujanoc ka pohuar se Tirana zyrazre do te ofro libra shkollorë të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të ndryshuara sipas kurrikulës së re, libra të tjerë për bibliotekat shkollore, si dhe ekspertizë kurrikulare – ofertë e cila u pranua në parim. Tani duhet të detajojmë realizimin teknik të planit për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi.

Fryma bashkëpunuese e shprehur në takimin dypalësh jep shpresë se shtatorin e ardhshëm do ta presim me rezultate konkrete.

SHPËRNDAJE