Bujanoc, 14 mars – Në mëngjesin e së martës, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë ka ndërruar jetë në moshën 21vjeçare, i riu, Abelard Kamberi, nga fshati Tërnoc i Bujanocit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. I ndjeri ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Klinikën Universitare të Beogradit. Vite më parë ishte diagnostifikuar me sëmundjen e leokimisë, dhe për disa vite rresht është kuruar në qendrat spitalore të Nishit dhe të Beogradit. Abelard Kamberi, ishte student i Fakultetit Ekonomik në Bujanoc. Ishte familjar i afërt (djalë i vëllait) i prefektit të Bujanocit, Shaip Kamberi. Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet gjatë ditës së mërkurë. “Presheva jonë” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kamberi. Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE