Bruksel, NATO-BE, 14 mars  -Zyrtaret e NATO-s dhe BE-së nga Brukseli sërish sot permes nje shkrese derguar agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” kanë rikonfrimuar verejtjet e  Sekretarit te  Përgjithshëm të NATO-s z.Jens Stoltenberg derguar Prishtinës zyrtare (Hashim Thaçit dhe Isam Mustafës) te heqin dore nga kundërshtite me faktorin nderkombëtar rreth transformimin e  FSK-në në Ushtri, proces ky i cili nuk mund te ndodhe pa ndryshimin e Kushtetutës. (..to Hashim Thaci and Isa Mustafa to convey the serious concerns of NATO Allies about recent proposals by the Kosovo authorities to transform the Kosovo Security Force (KSF) into an armed force, without a constitutional change.“)

 

“Kreu i NATO-s i ka bërë të qartë se hapat e tillë të njëanshëm janë të padobishëm, duke ju berë thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt me faktorin nderkobëtare. NATO do te vazhdoje te jetë në kontakt të ngushtë me homologët e Bashkimit Evropian lidhur me këte ceshtje ” thuhet ne vazhdim ne reagimet nga zyrtaret e NATO-s ne Bruksel

 

BE-ja ndan pikëpamjet e NATO-s dhe SHBA-ve për FSK-në

Lidhur me deklartata e autoriteve kosovare rreth te ardhmes se FKS-së ka reaguar edhe znj. Maja Koçijançiç ne emer te BE-së  “Bashkimi Evropian  është duke ndjekur çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga afër. BE-ja ndan pikëpamjet e NATO-s dhe SHBA-ve për këtë çështje. (“The EU is following the matter of the transformation of the Kosovo Security Force closely. The EU shares the views of NATO and the US on the matter.“)
Thirrja për një pezullim të dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, i përfshirë në një rezolutë të miratuar në Kuvendin e Kosovës  nuk kontribuon asesi raportve ter Prishitnes me Brukselin si dhe normalizimit  marrëdhënieve qe eshte ne kundershtim me angazhimet e marra në mënyrë të vazhdueshme nga Kosova.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, për të zbatuar marrëveshjet e arritura në dialogun deri më tani dhe kështu të avancojë edhe normalizimin e marrëdhënieve dhe perspektivën e saj drejt BE-së dhe jo me vendime ne kyre ne vehte qe do te demtojne prceset dhe  perspektivën e  integrimeve të vendit te tyre drejte institucioneve ndrkombëtare..” ka thëne në fund znj.Kocijanci për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Ndyrshe nga verjtjet e zyrtareve të NATO-s dhe BE-se nga Brukseli drejtuar prishtinës zyrtare. nje eksperte nderkombëtare ne Bruksel,  njohes i mire i zhvllimeve ne Ballkan për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka pohuar se deklaratat e fundit qe i degjojme nga Prishtina rreth “transformimit të FSK-së në ushtri” jo vetëm se jane të nxituara, por se me FSK po bëhet fushate ne prag te zgjedhjeve ne Kosovë, sepse sikur Thaci edhe Mustafa e dine mire se ushtria nuk behet vetem me 2-3 gjeneral apo pilotë dhe se ne Kosove ska vend per dy-tri ushtri, sidomos kur dihet se NATO-ja ne rajon eshte garantuese e paqes dhe stabiliteit ne ballan.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg edhe në raportin e tij vjetor te publikuar dje eshte terguar shume i qartë se “NATO-ja garanton paqen në Kosovë dhe  Ballkan”

“KFOR-i  mbetet e vetmja forcë ushtarake në Kosovë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon” ka thëne shefi i NATO-s  Stoltenberg në raportin e tij te fundit duke folur per rolin e NATO-s dhe FSK-së në Kosovë.

Sipas zyrtarëve nga Brukseli “para transfomimit te FSK-së ne ushtri. Kosova ka edhe shumë cka tjeter për te bere, per të permisuar imazhin e vendit dhe plotesuar kushtet e nderkombëtareve, duke i dhënë proritet luftes kunder krimit te organizuar, korrupcioni, papunesisë, eskodit… etj te cilat procese te mbetura mbrapa, kane penguar edhe liberalizmin e vizave dhe intgrimet evropiane”

 

 

SHPËRNDAJE