Bruksel/NATZO, 18 shtator –Urimet për zgjedhjen e Ramush Haradinajt kryemnister në Qeverinë e Kosovës po vazhdojne si nder insititcionet shqiptare ashtu edhe ne arenen nderkombëtare. Zgjedhja e Haradinajt si kryeminister eshte mirëpritur dhe pershëndetur jo vetem në Kosove, Shqiperi e Preshevë, por edhe në Bruksel nga organizata evropiane dhe ato botërore.

 

NATO në bashkepunim me qeverine e Kosovës mbeshtet vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Mbetet e angazhuar me perkushtim për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës

Kështu zyrtari i NATO-s ne nje bisede per agjencine  e lajmeve “Presheva jonë” duke uruar nismen e punes se qeverisë së re te”Kosovës, ne krye me kryeministrin Ramush Haradinaj, nder tjera ka theksuar se “Ne mirëpresim që Kosova po tejkalon krizën e saj kushtetuese, nëpërmjet krijimit të një koalicioni qeverisës shumë-etnik. Tani është e rëndësishme që qeveria të fokusohet në zbatimin e reformave te ndërrmara  ” (“.We welcome that Kosovo has overcome its constitutional crisis, through the establishment of a multi-ethnic ruling coalition. It is now important that the government focuses on the reforms it has committed to undertake…

 

NATO mbshtet dialogun e Burkselit, procesin e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Ne vazhdim te kesja deklarata te Alences Vedriotalantike derguar agjencise s elajemeev “Presheva jonë” thuhet se “NATO mbetet e angazhuar me perkushitm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës. Përmes misionit tonë të KFOR-it do të vazhdojmë të sigurojmë një mjedis të sigurt dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes nën mandatin e OKB-së. Ekipi ynë i ri i NATO-s për Këshillim dhe Ndërlidhje do të luajë një rol kyç në përpjekjet për ngritjen e kapaciteteve. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE për të rritur procesin e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është kritike për paqen dhe sigurinë rajonale.” (“..We will also continue to support the EU-facilitated dialogue to boost the normalization process between Belgrade and Pristina. ..“)

SHPËRNDAJE