Në intervistën e parë të z. Nagip Arifi si kryetar i ri i komunës së Bujanocit dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” ai, pos istautës aktuale flet për prioritet e komunës në zhvillimin e vendit dhe realizumin e kërkesave të tyre, sidomos të popullatës shqiptare të cilët konsiderohen më të diskriminuar në rajon. Ai flet edhe për KKSH-në, për politkën e ministrit Markovic përballë kërkesave, emrave të rrugëve në shiqp etj..

(Në Foto: Mr.Nagip Arifi, kryetar i ri i Komunës së Bujanocit, në bisedë me redaktorin  e agjencisë sonë)

“Unë sa isha nënkyretar me z.Kamberin kryetar, Bujanoca ishte në duar të shqiptarëve. Por edhe tash, pas 6 majit  mund tju them se postet kryesore në Komunën e Bujanocit i kanë shqiptarët dhe kjo varet nga vullneti jonë se sa do të punojmë për të arritur suksese në të ardhmën, unë ende pres dhe koalicioni ende i ka dyert e hapura për të gjithë subjektet që ende mendojnë të hyjnë në koalicion. Ne jemi gati që edhe ta “shkelim” subjektin tonë që të ndajmë postet me subjektet tjera shqiptare. Natyrisht ka vend edhe për ata që nuk flasin shqip, jemi të hapur për të gjithë, meqë unë jam kyretar i gjithë qytetarëve të Bujanocit që mendojnë mirë dhe duan të punojnë në ndërtimin e qytetit, vendit të tyre…” ka thënë njeriu i parë i Bujancoit, kryetraui i ri mr.nagip Arfi në  intervistënm dhënë sot agjencisë informative kombëtare “Presheva jonë”.

 

 

Bujanoc, 14 qershor

 

“Presheva Jonë”: z.Arifi Keni qenë kryetari i parë shqiptarë i Komunës së Bujanocit, cka do të thotë për ju rikthimi në këtë post ?
Nagip ARIFI: Pra në zgjedhjet e vitit 2002 isha i vetmi kandidat shqiptarë në Komunën e Bujanocit për kryetarë,atëherë ishte sistemi ndryshe nga tani pasi që kryetari zgjidhej direkt me votat e qytetarëve. Në atë kohë unë mora shumicën e votave të qytetarëve të Komunës së Bujanocit e para së gjithash të qytetarëve shqiptarë dhe që në rundin e parë bindshëm fituam karshi kandidatit të nacionalitetit serb,e njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 2006 ku u rizgjedha kryetarë i Komunës. Në vitin 2008 kur ndryshoi ligji rreth zgjedhjeve lokale u ndërpre e dhe mandate im. Në atë kohë unë si antëtarë I PVD-së kisha një marrëveshje me partinë ku së pari duhet të pranoja kryetarin e Kuvendit,pastaj zv.kryetarin e Komunës e pastaj edhe kryetarë i degës së partisë për Bujanoc. Edhe pse në kryesi ishte votuar në atë drejtim,nuk erdhi deri tek realizimi i kësaj marrëveshje dhe për shkak të pakënaqësive të mia,ku mu ngushtua mundësia dhe rrezja e veprimit në atë parti u detyrova që me një grup këshilltarësh dhe anëtarësh të atij subjekti të mblidhemi dhe me 4 Prill të formojmë një subjet të ri politik pra Partinë Demokratike. Më 18 Qeroshë mbajtëm këshillin nismëtarë të PD kurse me 2 Korrik mbajtëm mbledhjen e parë ku unë u zgjodha kryetarë i Partisë Demokratike. Vlenë të theksohet se menjëherë me 20 Qërshorë një grup këshilltarësh propozuan që unë të shkarkohesha nga posti i zv.kryetarit të Komunës por duke e pasur parasyshë që unë në zgjedhjet e kaluara kam qenë bartës i listës dhe gjitha rezultatet thirreshin në emrin e Nagip Arifit atëherë sigurishtë se nuk u largova,por besimi i madhë i tyre në atë se janë shumë të fuqishëm dhe kanë përkrahjen e qytetarëve fatkeqësishtë doli të ishte i gabuar pasi që edhe PVD nuk e kishte përkrahjen as të atyre Këshilltarëve të cilët më propozuan që të tërhiqem nga posti i zv.kryetarit qka do të thotë se kanë qenë Këshilltarë të manipuluar. Ne i fituam bindshëm zgjedhjet e 6 Majit,dhe menjëherë me 10 Qershorë u bëm ftes të gjitha subjekteve shqiptare që të takohemi me 11 Maj të bisedojmë rreth një koalicioni të mundshëm shqiptarë. Ato kërkesa ne i kemi përsëritur 3 herë por fatkeqësishtë gjatë kohës kur ne bënim ftesa,subjektet tjera negocionin me partit serbe. Pas tri ftesave tona ata nuk erdhën të bisedojmë,dhe ne si rezultat i mos përgjigjes së tyre ne u desh që të nogociojmë me serbët ku arritëm marrveshje. Në mbledhjen e parë konstituive i zgjodhëm të gjithë organet,ku të postet të cilat i kanë patur më parë shqiptarët i kanë edhe tani. Kryetari i Kuvendit është shqiptarë,Kryetari i Komunës Shqiptarë,zv.kryetarët e Kuvendit prap një shqiptarë një serb,sekretari i kuvendit shqiptarë,kryeshefi i administratës shqiptarë,kurse anëtari i njëjtë që dikur ka qenë zv.kryetarë i Kuvendit tani është zv.kryetar i Komunës. Deri në këto momente situata është duke ecur mirë.

 

 

“Presheva Jonë” z.Arifi e dim të gjithë se është punuar në Komunën e Bujanocit në të kaluarën, por që ka nevoj gjithmonë të punohet më tepër,atëherë nga sot cilat janë prioritetet e kryetarit të ri Komunës së Bujanocit ?
Nagip ARIFI: Gjatë fushatës zgjedhore programin të cilin e kemi prezantuar gjithmonë jemi fokusuar në zhvillimin e konomin por duke mos e lënë anash edhe infrastrukturës, por duke e pasur parasysh që sidomos zhvillimi ekonomik është një sektor i ndishëm,ne do të koncentrohemi në atë drejtim kryesishtë. Dhe mjetet që janë paraparë nga Trupi Koordinues do të orientohen tek personat që mund të ndikojnë në zhvillim ekonomik dhe punësim.

 

 

“Presheva Jonë” z.Arifi pos problemeve ekonomike e sociale Kumonua e Bujanocit ka edhe probleme politike por edhe të keqtrajtimeve siq ishte rasti i arrestimit të shqiptarëve vetëm d24 orë   para zgjedhjeve, si i komentoni ju këto ngjarje ?

 

Nagip ARIFI: Ka disa përmirësime në qeverisjen e serbisë por ka edhe njërëz të cilët kanë qenë më të afërmit e Millosheviqit siq është ish-ministri i punëve të brendshme Ivica Daciq i cili nuk ka ndërruar asgjë pos kostimeve. Ato arrestimi u bënë për ngritjen personalitetit të tij dhe fatkeqësishtë ja doli pasi që përkrahja e tij në opinion u rrit dukshëm,por e drejta edhe pse vonon ajo vjen dhe të gjithë djemt janë liruar. Nga ai aksion them se serbia ka humbur shumë më tepër në krahasim me atë se ka humbur shumë.

 

 

“Presheva Jonë” Z. Arifi, pas 6 majit ka zëra ku flitet se kanë humbur shqiptarët në këtë qeverisje të tanishme në Komunën e Bujanocit, sa qëndron kjo ?

 

Nagip ARIFI: Unë sa isha nënkyretar me z.Kabberin kyretar, Bujanoca ishte në duar të shqiptarëve. Por edhe tash, pas 6 majit  mund tju them se postet kryesore në Komunën e Bujanocit i kanë shqiptarët dhe kjo varet nga vullneti jonë se sa do të punojmë për të arritur suksese në të ardhmën, unë ende pres dhe koalicioni ende i ka dyert e hapura për të gjithë subjektet që ende mendojnë të hyjnë në koalicion. Ne jemi gati që edhe ta “shkelim” subjektin tonë që të ndajmë postet me subjektet tjera shqiptare. Natyrisht ka vend edhe për ata që nuk flasin shqip, jemi të hapur për të gjithë, meqë unë jam kyretar i gjithë qytetarëve të Bujanocit që mendojnë mirë dhe duan të punojnë në ndërtimin e qytetit, vendit të tyre.
“Presheva Jonë” Si e komentoni aferën e ditëve  të fundit rreth tentimit të blerjes së disa  këshilltarëve që në fakt dikush insitoti qe ta shkattronte „multiernticitetin“ (bratstvo-jedinstovn) me para me shumë prej  30.000 eurosh  ?
Nagip ARIFI: Unë sikur edhe ju kam lexuar dhe dëgjuar përmes agjencisë „Presheva Jonë“ dhe dis amedia tjera, ne nuk do të humbim kohë me këto qështje, Le të mirren organet e rendit me këto qështje. Ne do te ecim përpara në të mirë të qytetarëve të Komunës së Bujanocit.

 

 

“Presheva Jonë” z.Arifi,në komunën e Buajnocit është një problem ku vullnteti i qytetarëve është që të ndërrohen disa emra të rrugëve dhe institucioneve por që deri tani është dhënë një “JO” e madhe nga ministri serb Milan Markoviq. Si është puna a ka mundsi që të ndodh diqka rrethë kësaj qështje apo gjithqka ka marrë fund ?

 

Nagip ARIFI: Vitin e kaluar Partia Demokratike ka marrë një iniciativë të tillë për ndryshimin e disa rrugëve dhe enteve. Ne atë kohë nuk kemi pasur përkrahjen e subjekteve tjera shqiptare,u deshten të kalojnë plot gjashtë muaj që të vijnë zgjedhjet që edhe subjektet tjera ta kenë prioritet ndërrimin e emrave të rrugëve,bile bile me kërkesa shumë më radikale pasi që e shihnin se po vijnë zgjedhjet. Për fat të keq Ministri serb ka daklaruar se është kundër ndërrimit të emrave por duhet të shohim në të ardhmën se si do të vijnë punët,ne jemi kundër këtyre emrave dhe do të përpiqemi që ato ti ndryshojmë.

 

 

“Presheva Jonë” z.Arifi si e vlerësoni punën e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë,a po arrin që të i arrijë qëllimet për qka është formuar ?

 

Nagip ARIFI: As unë,e as Partia Demokratike nuk jemi themeluar të atij këshilli,cdo kush që ka marrë besimin e popullatës për të drejtuar timonin e një pune në këtë rast të Këshillit Nacional duhet që të jap llogari para atyre që ia kanë dhënë bësimin. Duhet mendoj të punohet më tepër sidomos në rastin e fundit me ndërrimin e emrave kur edhe pas refuzimit të ministrit serb ata nuk kanë reaguar,mendoj se ata duhet te jenë më të zëshëm,mund që edhe vetë të marrin inciativa të ndryshme për të mirën e qytetarëve brenda katër fushave,por sigurishtë se ata vetë duhet ta vlerësojnë a duhet apo jo të angazhohen më tepër,se a kanë punuar si duhet apo jo do ta vlerësoj popullata.

 

 


“Presheva Jonë” z.Arifi jemi në prag të sezonës së verës,pushimet vijnë mërgimtarët. A keni paraparë ndonjë mundësi për inkuadrimin dhe aktivizimin e tyre në kontribimin e ndërsjellt në zhvillimin e ekonomis ?

 

Nagip ARIFI: Sigurishtë tani më është koha kur mërgimtarët vijnë dhe e ndajnë kohën pak për të afërmit e tyre e pak për të shkuar nëpër pushime ne do të bëjmë një takim ku do të shpalosim benificionet që mund ti afroj komuna e Buajnocit,ne do të tentojmë që ti afrojmë ata dhe kapitali i tyrë të shfrytzohet në mënyrë të ndërsjelltë nga ata por duke kontribuar në të mirë të zhvillimit të ekonomis në vendlindjen e tyre.

 

 

“Presheva Jonë” Si e komentoni zgjedhjen e Bujar Nishanit si president të Shqipërisë ?

 

Nagip ARIFI: Unë kam dërguar telegram urimi, Presidentit, kryeministrit ,kryeparalamentares dhe ambasadorit shqiptarë në Beograd. Unë presidentit të si së pari i dëshiroj shëndet dhe suksese në në punën e tij duke shpresuar që gjatë mandatit të tij shqiptarët të jetojnë të bashkuar në Bashkimin Europian.

 

(NESËR: Mund të lexoni intervistën e radhës, ekskluzive me ish-kryetarin e komunës së Bujanocit z.Shaip KAMBERIN..)

SHPËRNDAJE