Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shfaqur shqetësimin e tij për bujqit pas masave që ka marrë qeveria në detyrë.


Mbrëmë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar masat e reja që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
 
Ndaj këtij vendimi ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:

A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojne te dalin nga shtepia?

Apo kemi hequr dorë nga tokat tona!.

SHPËRNDAJE