Ragmi Mustafa kryetari i Preshevës, ka thënë për disa medisa media shqiptare, se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut politik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai beson fuqishëm në liderët e institucioneve të Kosovës se do ta kushtëzojnë futjen e veriut të Kosovës në bisedime me Luginën e Preshevës, njofton “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 3 shtator

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ne vazdim për mediat shqiptare pohon se ua kanë bërë të qartë institucioneve të Kosovës që pjesë e dialogut politik me Serbinë, gjithsesi duhet të jetë edhe zgjidhja e problemit të Luginës se Preshevës.

“Përpjekjet që po i bënë Beogradi për të futur në dialog edhe veriun e Kosovës të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e Kosovës që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve. Pa marrë parasysh se a do të jemi ne prezentë në dialog apo, për ne do të flasin shqiptarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Duke folur rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, Mustafa ka thënë se çfarëdo vendimi që sjellin autoritetet legjitimet të Kosovës, shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta mbështesin fuqishëm.Av.I.

SHPËRNDAJE