Ministri i arsimit në Serbi Zharko Obradoviç ka biseduar në prag të fillimit të ri shollor  me ambasadorin shqiptar ë Beograd Shpëtim Caushin dhe atë të OSBE-së z.Dimitri Kipreos, mbi tekstet në shkollat shqipe në Luginën e Preshevës, njoftojnë burimet e agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

 

Beograd, 3 shtator

 

Inisiative e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut i ka bërë thirrje sot Ministrisë së Arsimit të Serbisë për zgjidhjen e problemeve të teskteve në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në komunat e Medvegjës,  Bujanocit Preshevës.

 

Laramani librash në Luginën e Presehvës. “Luftë” mes Tiranës dhe Beogradit për Abetaren dhe librat e historisë në Luginë

Megjithatë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Zharko Obradoviç u tha sot gazetarëve në Pozharevc se “Mund të them se në faqen e internetit të Ministrisë mund të gjeni një listë të librave të përkthyera prej 1-4 klasa, emrat e autorëve, botuesve..duke shtuar se ministria nuk ka asnjë informacion në lidhje me akuzat e Inisiative e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut  në adresë të ministrisë që drejton ai, njofton Tanjug.

 

Të rinj shqiptarë nga tri komunat e banuara me shqptarë etnik, siç njoftoi nga Iniciativa, janë viktimë e mungesës së teksteve adekuate shkollore dhe programet në gjuhën shqipe.

Javën që kaloi në Beograd,   minstri i arsimit në Serbi OSBE-së në Serbi z. Zharko Obradovic me amabsadorin shqiptar në Serbi z. Shpëtim Çaushin, ku ishte prezent edhe ambasadori i OSBE-së z. Dimitri Kipreos, ka mësuar agjancia informative kombëtare “Presheva Jonë”. Nga ky takim sipas burimeve tona, temë diskutimi ishin problemet e programeve  dhe tekstet e nxënësve shqiptarë në shollat fillore dhe të mesme në Preshevë, në Bujanoc dhe Medevegjë. “Është kijuar konfuzion dhe laramani tekstesh mes Beogradit dhe Prishtinës”.  Burimet e agjencia sonë kanë mësuar se diskutabile dhe divergjenca janë paraqitur mes ministrit serbe të arsimi dhe amabsadori shqiptarë sidomos rreth programeve, në vecanti rreth teksteve të histroisë dhe abetares…

 

 

Ministri serb i arsimit Obradonic nuk njeh Abetaren mbarëkombëtare për shkollarët e Luginës

I pyetur nga agjencia informative “Presheva Jonë” për Abetaren mbarëkombëtare edhe për nxënësit shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri se a vlejnë edhe për nxënësit shqiptarë në Luginë, ai është përgjgijur se “Po, mirë, ato plane, projekte janë të tyre dhe  është punë e Shqipërisë dhe Kosovës cfarë bëjnë me tekstet e tyre, por ne në Serbi kemi ligjet tona dhe cdo tekst, sikur edhe Abetarja, duhet të kalojnë nëpër duart tona, don me thënë të ekspertëve dhe me pëlqimin tonë si dhe mes ndërkombëtarëve, OSBE-së Tiranën si dhe  KKSH dhe autoritetet tjera lokale të Luginës..Sepse një gjë  e tillë është vepruar edhe me « bukvarin » tonë në Shqipëri për nxënësit tanë atje.  Jemi shtete dhe për hirë të fqinjësisë , duhet rrespektuar ligjet e njëri-tjetrit apo jo. Për shembull Abetarja e fundit për shkollarët shqiptarë në Jug të Serbisë e përkrahur nga Tirana zyrtare dhe KKSH, ku ne bërë një ndërhyrje të vogël rreth një mjedisi gjeografik që kishte të bënte me Shqipërinë edhe pse teksti ju dedikohet nxënësve, qytetarëve në Republikën e Serbisë, interevnim ky ndoshta krejt i logjikshëm. ..”

SHPËRNDAJE