Lëvizja e Progresit Demokratik, reagon ashpër ndaj paraqitjeve anonime të disa shkrimeve, kinse në emër të ish-ushtarëve të UÇPMB-së, nga Gjilani dhe Prishtina, të cilat, madje, publikohen edhe në portalet serbe si Jugpress. “Nga kjo mund të thuhet është indtrigë, sepse letren në fjalë në emër të “ish-luftëtarëve të UCPMB-së”  shumë pak, thujse fare mediat serioze shqiptare nuk e kanë botuar, të konsideruar si manipuluese…Kjo s’është gjë tjetër, pos luftë një specila e mediave serbe në stilin përcaj e sundo madje duke manipuluar edhe me luftëtarët e lirisë, të involvuara aty-këtu  disa ndonjë portal albanofone” ka pohuar lideri i LPD-së z.Mulsiu për  agjencinë infortmative kombëtare”Presheva Jonë”.

 

Bujanoc, 28 shtator

 

Këto shkrime pa autorë shpifin, ofendojnë dhe degradojnë ndaj personaliteteve te jetës politike në Luginën e Preshevës, duke krijuar një imazh të keq, një klimë urrejtjeje dhe përçarjeje brendashqiptare. Gjithashtu këto shkrime tendencioze dhe qëllimkëqija, të motivuara nga qarqe të ndryshme të Beogradit, kanë për mision krijimin e një ngërçi politik në skenën politike shqiptare.

 

Kërcënimet e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, nga Gjilani dhe Prishtina, për kinse destabilizim të rajonit të Kosovës Lindore dhe parandalimin e procesit të ri të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe mosndryshimet në qeverisjen lokale të Bujanocit, të japin me kuptuar se këta anonimus janë nga Presheva dhe Bujanoci, të cilët i pëlqejnë këto kalkulime për interesa të ngushta personale dhe pushtetare.

Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga portalet shqiptare të Luginës së Preshevës, të jenë të kujdesshme, ndaj këtyre anonimusve, e posaçërisht huazimi I shkrimeve nga portalet serbe.

 

SHPËRNDAJE